Dy shqiptarë nga qyteti i Elbasani kanë mbetur të vdekur pas një shkëmbimi zjarri në Roterdam të Holandës, ndërsa dy të tjerë kanë mbetur të plagosur. Bëhet fjalë për Flerenc Tolën 27 vjeç dhe vëllain e tij Klevis Tola 25 vjeç, të cilët janë ekzekutuar në rrethana ende misterioze, ndërsa ka mbetur i plagosur një tjetër shqiptar, Serxhio Piku. Sipas burimeve të tre shqiptarët kanë qenë banorë të lagjes “Çlirimi” në Elbasan, pranë unazës jugore të këtij qyteti. Mediat e huaja raportojnë se nga shkëmbimi i zjarrit i plagosur ka mbetur dhe një shtetas italian, ndërsa ende nuk është bërë i mundur arrestimi i autorëve, identiteti i të cilëve nuk bëhet publik. Vrasja e dy shqiptarëve konfirmohet dhe nga policia shqiptare e kontaktuar nga A1Report. Dy të rinjtë shqiptarë mësohet të jenë vrarë në banesën e tyre në zonën e njohur si lagja e bullgarëve në Roterdam, ndërsa rreth pasdites së 15 janarit policia ka nisur hetimet e njoftuar nga fqinjët për të shtëna me armë.
You Might also Like
OKB: Rritet në nivel rekord prodhimi i opiumit në Afganistan
Zyra e Kombeve të Bashkuara për Drogën dhe Krimin (UNODC) tha se është rritur në…
By
Redaksia
2 Min Read
Kashmir, forcat e sigurisë të Indisë vrasin demustruesin 17 vjeçar
Një person i moshës 17 vjeçare u vra, ndërsa dy të tjerë u plagosën sot…
By
Redaksia
2 Min Read
Banorët e qytetit me më shumë muslimanë në Amerikë, të zemëruar me deklaratat e Trump
Banorët e qytetit amerikan me shumicë myslimane kanë reaguar, kryesisht me zemërim lidhur me propozimin…
By
Redaksia
1 Min Read
Merkel paralajmëron se do të jetë “një ditë e vështirë”, për formimin e koalicionit
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se blloku i saj konservator dhe social-demorkatët vazhdojnë të kenë…
By
Redaksia
1 Min Read
Posterat e filmave tregojnë se sa seksist është Hollywoodi
Hollywoodi ka qenë cak i kritikave kohëve të fundit, për shkak për shkak të nënçmimit…
By
Redaksia
1 Min Read
Mbështetësit e lëvizjes PEGIDA sulmojnë disa të rinj emigrantë në Dresden të Gjermanisë
Mbështetësit e lëvizjes "Evropianët patriotikë kundër Islamit të evropianëve " (PEGIDA) të cilët janë kundër…
By
Redaksia
3 Min Read
