Luis Figo: Imazhi i FIFA-s është përkeqësuar me kalimin e viteve

Ish-futbollisti portugez, Luis Figo ka shpallur kandidaturën e tij për president të FIFA-s, raporton Anadolu Agency (AA).

 

Figo në deklaratën e tij në televizionin CNN të SHBA-së duke njoftuar kandidaturën e tij ka theksuar se FIFA ka nevojë për lidership, solidaritet dhe ndryshime administrative. Figo i cili mbron idenë se imazhi i FIFA-s është përkeqësuar me kalimin e viteve, ai ka theksuar se: “Nëse kërkoni në internet me emrin FIFA, fjala e parë që ju del përpara është “skandal”. Gjatë periudhës së Botërorit FIFA 2014 kur ndodhesha në Brazil pashë se tifozët kishin një qëndrim negativ ndaj FIFA-s. Së pari duhen ndërruar këto dhe duhet ndreqim imazhin e FIFA-s. Futbolli meriton më shumë se kaq”.

 

Figo gjithashtu ka theksuar se ka ndarë mendimet me futbollistë, trajnerë dhe kryesisht me presidentët e federatave, ku me të gjithë ata që është takuar kanë pasur të njëjtin mendim se duhet të bëhet diçka për imazhin e FIFA-s i cili është në përkeqësim.

 

Figo gjithashtu ka mbrojtur idenë se për institucione të tilla si FIFA, transparenca ka një rëndësi të madhe, dhe për këtë nuk duhet të fshihet asnjë gjë nga publiku. “Për shkak të akuzave për korrupsion në procesin e përcaktimit të vendit për Botërorin 2018-2022, kam vendosur të kandidoj për presidencën e FIFA-s kundër Sepp Blatter. U mobilizova në këtë drejtim për mbajtjen sekret  të përmbajtjes së raportit të plotë mbi dyshimet e korrupsionit të përgatitur nga Michael Garcia gjatë kryesisë në Komisionin e Hetimeve të Bordit Etik”.

 

Përpara Asamblesë së Përgjithshme të FIFA-s që do të mbahet më 29 maj, kundër Blatter i cili drejton FIFA-n që nga 1998 e deri tani, kanë shpallur kandidaturën për presidencë të FIFA-s zy.kryetari i FIFA-s dhe Princi i Jordanisë, Ali Bin el-Hysejin, Ish-Zëvendës Sekretar i Përgjithshëm i FIFA-s Jerome Champagne, Ish-futbollist francez, David Ginola dhe Presidenti i Federatës së Futbollit të Holandës, Michael van Praag.

Artikulli paraprakNdotja radioaktive
Artikulli vijuesÇfarë është riciklimi? Çfarë mund të riciklojmë?