Liberalizimi i vizave vë në kontroll dhe e ndal migrimin ilegal

I ftuar nga shefi i zyrës së BE-së, z. Samuel Zhbogar, ministri i Brendshëm Skënder Hyseni bëri një prezantim para ambasadorëve të BE-së rreth migrimit ilegal, ekstremizmit të dhunshëm, si dhe u përgjigj në interesimin e ambasadorëve rreth protestave të fundit, si dhe rreth shkarkimit të ministrit për Kthim dhe Komunitete Aleksandar Jabllanoviq, njofton kumtesa komunale.

 

Hyseni në këtë takim se liberalizimi i vizave vë në kontroll dhe e ndalë migrimin ilegal.

 

Ishte porosi konsensuale e gjithë ambasadorëve të BE-së se qytetarëve të Kosovës që po migrojnë ilegalisht në vendet e BE-së, nuk do t’iu ofrohet strehim dhe rrjedhimisht do të kthehen që të gjithë.

 

Ministri Hyseni theksoi se janë shkaqet ekonomike, mbi të gjitha, që bëjnë një numër të madh të qytetarëve të marrin një rrugë pa krye.

 

© KOHA.net

Artikulli paraprakJanjiq: Nuk do të kalonte aktakuza e Kosovës kundër Serbisë
Artikulli vijuesLB denoncon KQZ-në për financim të jashtëligjshëm të Listës Serbe