Sërish grushta mes deputetëve.
Këtë herë ka ndodhur në Afrikën e Jugut.
Një grup deputetësh, të udhëhequr nga Julius Malema, e ndërprenë disa herë fjalimin e presidentit Jacob Zuma në Kuvend, duke kërkuar përgjigje për një skandal shpenzimesh.
Pasi drejtuesi i seancës urdhëroi largimin e tyre, në sallë shpërtheu grushti.
Opozita e akuzon presidentin se ka shpenzuar miliona dollarë nga paratë e shtetit për të rregulluar vilën e tij.
Ata thanë se është e papranueshme që në Kuvend të futet policia.