Receta shtëpiake e qofteve të skuqura

Përbërësit:

 

Mish 250 gr

qepë 2 kokrra

bukë 75 g. (2 feta)

vezë 1 kokërr

kripë

piper

majdanoz

miell 2 lugë gjelle

vaj 4-5 lugë

perime sipas dëshirës.

 

Përgatitja:

Qoftet përgatiten zakonisht me mish lope.

Mishi pritet në copa të vogla dhe grihet në makinë së bashku me qepën dhe hudhrat. Në masën e mishit hidhet vezë, kripë, piper i zi, majdanoz dhe bukë bajate e zbutur me qumësht ose ujë (bukë merret te 25% nga pesha e mishit). Masa përzihet mirë dhe ndahet në qofte; çdo qofteje i jepet forma e rrumbullakët ose ovale, pastaj kalohen në miell dhe skuqen në tigan me yndyrë nga të dyja anët. Duhet pasur parasysh se qofteve gjatë fërgimit nuk u duhet hedhur shumë yndyrë. Shoqërohen me patate të skuqura, pure patate, perime të tjera të ziera ose të skuqura, pilaf, makarona etj.

Artikulli paraprakReceta për prodhim shtëpiak të majonezës
Artikulli vijuesPolici shqiptar po hante byrek, grabitësit vodhën një milion euro