Franca përgatitet të konfiskojë edhe pasaportat e 40 personave të dyshuar se do të merrnin pjesë në luftimet në Irak dhe Siri, raporton Anadolu Agency (AA).
Ministri i Brendshëm francez, Bernard Cazeneuve, ka dhënë informacione për gazetarët për ligjin e ri anti-terrorizëm dhe ka folur në lidhje me konfiskimin e pasaportave të 6 personave të cilët janë dyshuar se do shkonin në Siri për të luftuar.
Cazeneuve thekson se të dyshuarit janë të moshës 23-28 dhe ka theksuar se krahas 6 personave të cilat i janë konfiskuar pasaportat, janë edhe 40 persona të tjerë që do ti konfiskohen pasaportat për 6 muaj nga ministria.
Ministria e Brendshme për herë të parë ka vendosur të konfiskojë pasaportat e 6 personave të dyshuar se do të shkojnë për të luftuar në Siri. Krahas pasaportave personave në fjalë iu janë konfiskuar edhe kartat e identitetit të cilat përdoren edhe për të udhëtuar.
Sipas ligjit i cili aplikohet për herë të parë pasaportat dhe kartat e identitetit të personave të dyshuar do të qëndrojnë tek autoritetet franceze, dhe në përfundim të afatit 6 mujor nëse do të jetë e nevojshme kjo kohë mund të shtyhet.
Qeveria raporton se rreth 1 300 qytetarë francezë janë përfshirë në luftën në Irak apo Siri. Ndërsa Kombet e Bashkuara kanë njoftuar më parë se më shumë se 13 mijë luftëtarë të huaj nga 80 vende janë përfshirë në luftimet në Irak dhe Siri krahas ISIL./AA