Regjimi i Asadit bombardon një xhami në Damask, të paktën 15 të vrarë

Sipas informacioneve një avion i ushtrisë së regjimit të Asad ka bombarduar një xhami menjëherë pas namazit të xhumasë në periferi të Damaskut nga ku të paktën 15 persona kanë humbur jetën, raporton (AA).
 
Sipas një deklarate nga Komiteti i Revolucionit Sirian thuhet se një avion luftarak i ushtrisë së regjimit ka sulmuar një xhami në lindje të Damaskut , në një fshat të qytezës së Haresta-s, menjëherë pas faljes së ditës së premte. Nga sulmi të paktën 15 persona pjesë e të cilëve ka fëmijë dhe gra humbën jetën. Sipas informacioneve gjithashtu thuhet se nga sulmi dhjetëra persona kanë mbetur të plagosur disa prej të cilëve janë në gjendje kritike.
 
Siç dihet në këtë zonë herë – herë përjetohen përleshje të armatosura mes ushtrisë së regjimit dhe forcave opozitare./AA/kohaislame
Artikulli paraprakSirianët shpresojnë akoma në fitoren e revolucionit
Artikulli vijuesSkandal në Londër: Krerët policorë hetohen për korrupsion dhe abuzim seksual me fëmijë