Suedia ka kërkuar falje për vërejtjet e fundit fyese nga ana e ministrit të saj të jashtëm kundër ligjeve të Arabisë Saudite dhe ka shpresuar për marrëdhënie më të mira mes dy vendeve.
Duke përshëndetur rolin e Kujdestarit të dy xhami Shenjtë Mbretit Selman në mbrojtjen e Islamit dhe vendet e shenjta, Suedia tha se është duke kërkuar që të kthehet ambasadori saudit në Stokholm.
Mbretëria Saudite e kishte tërhequr ambasadorin e saj menjëherë pas fyerjeve nga Ministrja e Jashtme e Suedisë Margot Uallstrom.
Në një mesazh për Mbretin Selman, Kryeministri i Suedisë, Stefan Lofven shprehu “brengën e thellë dhe keqardhje për krizën aktuale në marrëdhëniet midis dy vendeve”, duke theksuar të rikthehen raportet e mirëfillta të qeverisë së tij për të mbajtur marrëdhënie të shëndetshme midis dy vendeve./KohaIslame