Libia kërkon ndihmë në luftën kundër ISIS-it

Qeveria e Libisë sërish ka kërkuar ndihmë në luftën kundër ISIS-it, duke paralajmëruar se xhihadistët mund të marrin fushat e naftës te Sirti.
 
“Qeveria bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që t’i dërgojë armë dhe ushtarë për të luftuar kundër ISIS-it “, thuhet në deklaratën e Qeverisë të cilën e ka pranuar bashkësia ndërkombëtare.
 
Ata përveç kësaj thonë se forcat libiane do të bëjnë çmos për ta marrë qytetin Sirt.
 
Xhihadistët të premten e kanë marrë aeroportin ndërkombëtar në Sirt, pasi që të enjten janë tërhequr forcat libiane.
 
Baza ajrore Al Kardabi në të cilën gjendet aeroporti ndërkombëtar, është aeroporti i parë që e kanë marrë forcat e ISIS-it në Libi. /rtk
Artikulli paraprakZgjedhjet për kreun e LDK, në garë Isa Mustafa dhe Vjosa Osmani
Artikulli vijuesShesheli : Nuk shkoj në Hagë