Samsung Galaxy S6 është telefoni më i shpejtë në botë, duke mposhtur rivalët si iPhone 6 dhe LG G4. Kjo është bërë e ditur në një seri të testeve të standardizuara.
Samsung e ka telefonin më të shpejtë në botë në portofolin e saj: përkatësisht modelin Galaxy S6.
Në testet e bëra dhe sipas standardeve sintetike të bëra nga Tom’s Guide, Galaxy S6 shpërtheu duke e lënë konkurrencën e saj larg.
Gjashtë prej telefonave të fundit në treg –Samsung Galaxy S6, Apple iPhone 6, HTC One M9, LG G4, Google Nexus 6, dhe Asus ZenFone 2 – janë testuar me njëri tjetrin në një seri prej 9 testeve.
Galaxy S6 ka performuar më mirë në 6 prej 9 testeve të bëra gjithsejt.
LG G4 fillimisht ishte në krye, për kamerën më të shpejtë dhe memorien më të mirë, ndërsa iPhone 6 ishte në vendin e tretë në këto krahasime, dhe në ato për video lojërat, si dhe në vendin e dytë për hapjen e fajllave PDF.
Nexus 6 ka performuar më së keqi, ndërsa Asus ZenFone 2 është radhitur i gjashti, edhe pse për shpejtësinë e lidhjes me Wi-Fi.