Shumë i kanë me pasion motoçikletat, mjetet me dy rrota që disa e përdorin për prakticitet, për të shmangur bllokimin në trafik, disa për të shijuar emocionet e adrenalinën që të dhuron drejtimi i tij.
Por që të gjithë detyrohen ta mbyllin në garazh kur koha jashtë premton shi, borë apo acar. Ky problem nuk ekziston më! Kompania “Motors LiT” ka prezantuar motoçikletën me kabinë, i pagëzuar me emrin C-1.
C-1 ka madhësinë e një motoçiklete normale, një mjet që të mundëson adrenalinën e drejtimit të motoçikletës dhe komoditetin e veturës, gjërësinë e nevojshme për të mos ngecur në trafik dhe dy vende, për drejtuesin e për një tjetër. E vecanta e mjetit “hibrid” është se drejtimi i tij është aq komod sa edhe drejtimi i një automjeti, me ndryshimin e vetëm; ekuilibri.
Përveç kabinës, C-1 ka disa avantazhe të tjera të rëndësishme ndaj “paraardhësve” të tij normalë: mund të qëndrojë në këmbë i ndaluar, pa qenë nevoja të mbështetet diku. Kjo bëhet falë projektimit të tij; sigurinë e një veture gjatë udhëtimit; një impiant stereo për të dëgjuar muzikë dhe ajrin e kondicionuar. / Kohaislame /
You Might also Like
Zyrtarizohet iPad Mini nga Apple
Siç është pritur, Apple ka lajmëruar zyrtarisht pajisjen e shumë përfolur iPad Mini.Produkti i ri…
By
2 Min Read
Zbulohen pamjet e para të iPhone 7
Fotografia e parë reale e mundshme e iPhone 7 Plus është shpërndarë në uebsajtin kinez…
By
1 Min Read
Google do të ndihmojë në vërtetimin e lajmeve
Gjiganti i internetit Google ka prezantuar një funksion për kontrollimin e fakteve, duke lejuar të…
By
1 Min Read
Mbrojtja e informacioneve nga sulmet kibernetike
Publikimi i kohëve të fundit i një programi amerikan të përgjimit të telefonatave dhe internetit…
By
3 Min Read
Njihuni me iPhone 5 më të shtrenjtë në botë
Dizenjuesi anglez Stuart Hughes, i njohur për dizenjimet e tij ekstravagante të teknologjive, ka krijuar…
By
1 Min Read
Apple integron iOS me Facebook?
“Rrini të vëmendshëm” ka qenë porosia e drejtorit ekzekutiv të Apple, Tim Cook, lidhur me…
By
1 Min Read
