Ja audio e paralajmërimit: Putin dërgon anije në Mesdhe

Ky është momenti dramatik kur pilotët turq paralajmërojnë një avion rus, pak përpara se të qëllonin mbi të.

Audio është publikuar nga disa media.

Piloti turk: “Ju flet forca ajrore turke. Po i afroheni hapësirës ajrore turke. Ndryshoni drejtim menjëherë”.

Pak më vonë, avioni u rrëzua duke sjellë një krizë të fortë mes dy vendeve.

Mësohet se presidenti rus ka nisur një anije luftarake në Mesdhe.

Raportohet se kryqëzori Moskva, një nga dy anijet më të mëdha të Flotës së Detit të Zi është udhëzuar për të shkatërruar çdo objektiv që përbën rrezik për interesat ruse.

Anija do pozicionohet në Latakia, në brigjet siriane.

Qëllimi është të forcojë bazën ruse në rajon.

Mirror raporton se Putin ka ndërprerë të gjitha kontaktet ushtarake me Turqinë.

Rusia thotë se do të shkatërrojë të gjitha shënjestrat e rrezikshme për punën e saj ushtarake në Siri.

Siç raportohet nga Daily Mail, bombarduesit rusë tani do shoqërohen nga avionë luftarakë.

Pavel Felgenhauer, një analist ushatarak rus, tha se ekziston mundësia e një lufte mes Rusisë dhe Turqisë.

Ndërkohë NATO ka dalë në krah të Turqisë.

https://www.youtube.com/watch?v=TNnkmWyVrQE

Artikulli paraprakImami Ferid Selimi për sulmin në Paris: Islami nuk na mëson kështu!
Artikulli vijuesMerkel i del krah Turqisë: Çdo shtet ka të drejtë ta mbrojë territorin