Me dhjetëra mijëra euro të komunës së Gjilanit janë paguar kompani pa nënshkruar kontrata me to, apo me vetëm ndonjë marrëveshje sa për sy e faqe.
Kryetari i kësaj komune, Qemajl Mustafa, ka paguar edhe qindra mijëra euro kompani të cilat as që kishin nisur punët për projektet në fjalë.
Këto të dhëna në detaje i ka bërë të ditura auditori gjeneral i Kosovës në raportin e tij për pasqyrat financiare të vitit 2011. Parregullsi auditori ka gjetur edhe te kontrata e nënshkruar me 29.09.2011 për‘’Rregullimi i rrugës – Halim Orana, Fehmi Agani dhe Jugu 1’’ në vlerë prej 126,486 euro dhe një tjetër e nënshkruar më 11.10.2011 për “Ndërtimi i trafostacioneve në fshatin Malishevë e Epërme, Jabuq dhe në lagjen Arbëria 1 dhe 2” në vlerë prej 122,133 euro, ku deri në datën e auditimit realizimi i projekteve nuk kishte filluar endem, shkruan “Zëri”.
Në këtë komunë, auditori ka gjetur se me vendim të kryetarit të komunës nga kategoria e subvencioneve është bërë pagesa në vlerë 4,910 euro, ndaj trupës artistike muzikore “QPKA” ,për pjesëmarrje në manifestimin tradicional “Flaka e Janarit”.
Sipas auditorit gjeneral, kjo pagesë është bërë pa pasur kontratë mes Trupës Artistike dhe Komunës së Gjilanit, por pa ndonjë faturë apo dëftesë të lëshuar nga ana e Trupës Artistike Muzikore./Indeksonline/kohaislame
You Might also Like
Pacolli: Udhëtimi pa viza do të nis në muajin gusht
Ish-presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka thënë se në fillim të muajit gusht qytetarët e…
By
Redaksia
1 Min Read
BE: Mandati i EULEX-it po rishikohet
Bashkimi Evropian (BE) është duke bërë rishikimi e mandatit të misionit EULEX-it. Ndonëse misionit më…
By
Redaksia
2 Min Read
Bosch: Serbët e Kosovës gëzojnë të drejta, më shumë se çdo minoritet tjetër në botë
Ambasadori i Holandës në Kosovë, Robert Bosch, duke komentuar veprimet e deputetëve serbë të Listës…
By
Redaksia
2 Min Read
Kongesmenët Jahjagës: Kosova partner i rëndësishëm për Kongresin
Presidentja priti kongresistët e SHBA-së: David Dreier, David Price, Jim McDermott, Erik Paulsen dhe Gerry…
By
Redaksia
3 Min Read
Kërcënohet me vdekje një femër në Prishtinë
Policia raporton se dje në Prishtinë ka arrestuar një mashkull, i dyshuar se ka kërcënuar…
By
Redaksia
0 Min Read
Kosova është përfituese e grantit nga BERZH për rehabilitimin e hekurudhës
Ministria e Financave (MF) ka nënshkruar marrëveshje me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh)…
By
Redaksia
6 Min Read
