Dijetari me famë botërore dhe themeluesi i Këshillit të ligjit të Sheriatit (fikhut) të Amerikës së Veriut, Taha jabir el-Alwani, pas faljes së namazit të xhenazes u përcoll drejt banesës së fundit të dielën në SHBA, raporton Anadolu Agency (AA).
Ceremonia mortore u zhvillua në Sterling, në shtetin federal të Virxhinias, ku morën pjesë, përveç familjes dhe miqve, edhe një numër i figurave të shquara.
Kryetari i Këshillit të Marrëdhënieve Amerikano-Islame (CAIR) dhe përfaqësuesi musliman në SHBA, Nihad Avad për AA, tha se vdekja e Alwanit është një humbje e madhe për të gjithë muslimanët.
“Profesor Alwani ishte një dijetar dhe mendimtar i madh. Ai ishte një nga udhëheqësit e brezit të tij. Të gjithë përfituam nga dituria dhe shkenca e tij. Ai la një trashëgimi të rëndësishme në formën e informacionit dhe njohurive në fushën e ligjit të Sheriatit. Ne do të ndjejmë mungesën e tij”, tha Awad.
Al-Alwani, pas një sëmundjeje të gjatë, ndërroi jetë të premten.
Ai ka lindur në Irak në vitin 1935. U diplomua në Fakultetin e Sheriatit dhe Juridik, në Universitetin e Al-Az’har në Egjipt.
Në Rijad rreth dhjetë vite ka ligjëruar të Drejtën e sheriatit, dhe që nga viti 1983, ai ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.