Prefektura e Ankarasë ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit të një automjeti të ndodhur në vendngjarje kanë humbur jetën 27 persona si dhe janë plagosur afërsisht 75 të tjerë
ANKARA (AA) – Prefektura e Ankarasë ka njoftuar se si pasojë e shpërthimit të një automjeti të ndodhur gjatë orës 18.45 minuta, sipas kohës lokale, në parkun Güven në rajonin Kızılay të Ankarasë në vendngjarje kanë humbur jetën 27 persona si dhe janë plagosur rreth 75 të tjerë të cilët janë dërguar për mjekim në spitale të ndryshme, raporton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e prefekturës u theksua se si pasojë e shpërthimit të një automjeti në parkun Güven në rajonin Kizilay të Ankarasë sipas vlerësimeve të para kanë humbur jetën gjithsej 27 persona, ku në vendngjarje kanë humbur jetën 23 persona, ndërsa 4 persona të tjerë kanë humbur jetën gjatë transportimit për në spital.
Ndërsa 75 persona tjerë të plagosur janë dërguar në spitale të ndryshme për trajtim mjekësor, ku në deklaratë gjithashtu u theksua se: “Dëshirojmë mëshirë nga zoti për qytetarët të cilët kanë humbur jetën, ndërsa të plagosurve iu urojmë shërim të shpejtë”.
– Presidenti Erdogan dhe kryeministri Davutoglu informohem në lidhje me sulmin –
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, menjëherë pas lajmit të shpërthimit në Ankara, zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Brendshëm, Efkan Ala.
Nga ana tjetër njoftohet se nën kryesimin e kryeministrit, Ahmet Davutoglu do të mblidhen ministrat përkatës dhe zyrtarët përgjegjës për sigurinë të cilët do të mbajnë mbledhje në lidhje me shpërthimin në Ankara.