Mentaliteti i përmbysur

Mentaliteti i përmbysur

Aq sa ma shumë përparon studimi shkencor dhe shtohen përvojat metodologjike na bëhet e qartë se aftësitë e mendjes perceptojnë më pak se sa kemi menduar. Nuk kam për qëllim me aftësitë e mendjes, mundësitë e mëdha që i posedon mendja në sferën e analizimit të informatave, në sferën e organizimit dhe riformulimit të shprehjeve, por kam për qëllim aftësitë e mendjes në sferën e marrjes së vendimeve në çeshtjet humane dhe në përcaktimin e qëllimeve madhore dhe finale. Jemi duke zbuluar për çdo ditë rëndësinë e njohurive për këto gjëra dhe rëndësinë e rolit të cilin mund ta luajë mendja. Është bërë e qartë se zbrazëtira e njohurive dhe informatave është sprova më e madhe e cila mund të bie në hapësirën e logjikës. Nga kjo na bëhet e qartë urtësia e madhe e cila qëndron në stimulimin për lexim, shfletim dhe nxënje të dijes. Vepra e logjikës gjatë logjikimit i ngjan një njeriut i cili është duke ecur në një rrugë të gjatë në shkretëtirë duke mos poseduar njohuri paraprake për këtë rrugë. Ai e di se nuk e ka obligim që vetëm të arrijë në qëllim, por edhe ta mëson rrugën që të ketë mundësi të kthehet në vendin e vet dhe mos të shkatërohet në labrinthin e shkretëtirës. Andaj ai gjatë tërë udhëtimit të vet i hulumton nyjet dhe shenjat që i mundësojnë të ecë në të njejtën rrugë gjat kthimit. Andaj ai angazhohet që ti mban mend kodrat pranë të cilave kalon, të mëson gjatësinë e kthesave në të djathtë dhe në të majtë…

Kështu edhe mendja kur fillon me formulimin e komponenteve mbi të cilat do të vepron, ai mbledh ide me ide, vërejtje me vërejtje, thënie me thënie derisa të arrijë në ndërtimin e logjikimit të tij të veçantë dhe akordimit të tij personal dhe kapet për te aq fortë sikurse që kapet njeriu që ecë në shkretëtirë për shenjat që i ka mbajtur mend në atë udhëtim.

Nëse dëshiron ky njeri edhe një herë të mer atë udhëtim e ka shumë më lehtë të ecë në të njejtën rrugë, sepse i shtohet dija për te dhe mundësit e kthimit prej tij janë më të mëdhaja, shtoja kësaj edhe afërsinë psiqike që krijohet mes tij dhe rrugës, e cila i afrohet mallëngjimit.

Andaj nëse këshillohet për të ecë në një rrugë më të shkurtë se ajo rrugë, ose të pajisur me shërbime më të mira, ai nuk do ta pranon atë këshillë e do të pason urtësinë e njohur: “atë që e din është më e mirë se ajo që do ta mësosh”.

Normalisht se qëndrimi i tij ndaj rrugës së re të propozuar do të jetë krejtësisht i ndryshëm poqëse para së të nisej në ndonjë udhëtim e shikon ndonjë hartë të mirë, e cila ia tregon të gjitha rrugët që mund ti ecë, veçoritë dhe mangësitë e secilës rrugë. Ai në këtë rast e ndryshon atë rrugë me një rrugë më të lehtë, sepse rrugën në të cilën ka ecur e di se nuk është rruga e vetme dhe nuk është rruga e cila i ka të gjitha veçoritë dhe e pastër nga çdo e metë.

Kështu edhe mendja kur mendon dhe angazhohet në gjendje të kopracisë në njohuri dhe mungesë së ofertave të mira, atëherë të gjitha të arriturat e tija qofshin thënie, komponente ose akordime gjëra shumë të çmueshme dhe të rralla, andaj nuk mundet të jetë i panevojshëm për to ose ti ndryshon ato.

Mendja është bërë rob i thënieve të tija, i prangosur që i ka ndërtuar me duart e tija dhe ia dominojnë punën e tij. Çeshtja do të ishte ndryshe nëse para mendjes gjatë fillimit të punës së tij do të kishte deponim të mirë të njohurive. Ai atëherë do të perceptonte se është duke pasuar zgjidhjet dhe nuk i nënshtrohet gjërave të detyrueshme, andaj mendja bëhet elastike, ripërtërirëse dhe perceptuese e çdo të reje duke mos e këputër lidhjen me të vjetrën. Krejt kjo domethënë se ne duhet të vazhdojmë në dy gjëra esenciale:

Një: Pajisja me dije, sepse ne vetëm pak dijmë, madje edhe më pak se paku, kurse atë që nuk e dimë është shumë ma shumë se ajo që e dijmë. Pasi që njohuritë shumfishohen në çdo dekatë ose çdo dy dekada, domethënë se injoranca ynë është e re.

Dy: Çlirimi i vazhdueshëm i mendjes. Ne duhet ti provojmë thëniet tona dhe mënyrat e logjikimit tonë, duhet ti rianalizojmë dhe ti ndryshojmë që të përputhen me ecurinë e pjekurisë në të cilin jemi duke ecur.

Disa njerëz mendojnë se jemi duke jetuar në gjendjen më të keqe të cilët është duke e përjetuar umeti islam, për shkak të përhapjes së mëkateve dhe dominimi ynë nga armiqët. Duke u nisur nga ky besim i shikon me sy shqiponje të gjitha negativitetet që paraqiten në jetën e muslimanëve dhe të gjitha problemet nga të cilat vuajnë. Nëse përmendet ndonjë pozitivitet e konsideron minimale ose i jep komentim, i cili e shndërron ate në rradhët e gjërave negative!

Një kategori tjetër e njerëzve beson se umeti është mirë, andaj mendja e brendshme (sublogjika) i ndihmon për të zbuluar pozitivitete të panumërta dhe për ti konsideruar minimale negativitetet.

Një kategori tjetër e njerëzve në analizimin e shkaqeve niset nga pikënisja subjektive (mangësia subjektive) dhe të gjitha llojet e prapambeturisë në jetën e umetit ia referon nihilizmit të brendshëm dhe mos zbatimit të detyrave fetare dhe civilizuese nga ana e muslimanëve. Ai aspak nuk e llogarit prishjen e armiqve dhe komplotin e tyre kundër nesh!

Kategoria e tretë qëndron në bregun përballë. Ai nuk sheh asgjë tjetër përpos komploteve nga armiqët, ndërhyrje në çeshtjet tona, mendon se poqëse umeti lihet rehat nuk do ti kishte këto probleme, e kështu me rradhë…

Është shumë e qartë se shikimi i vërtetë qëndron mes këtyre dy kategorive të muslimanëve. Poqëse pyesim: si ka mundësi të pakësojmë përmbysjen mentale në jetën tonë personale dhe në jetën e njerëzve përreth nesh, mund të vërejmë se duhet bërë këtë që vijon:

1- Njerëzit me mentalitet të përmbysur anojnë kah ngurtësia dhe inati. Ata llogariten nga kategoria e cila cilësohet me objektivizëm maksimal dhe anim kah imponimi i mendimeve për të cilat nuk ka ujdi. Aftësia e tyre për të edukuar veten që të sillet me tjerët me drejtësi është e kufizuar, ashtu sikurse aftësia e tyre për të pjesëruar mendimin dhe për të marrë qëndrime etapore nga idetë e propozuar gjithashtu është e kufizuar. Ne sipas kësaj baze duhet të veprojmë. Është me rëndësi që të perceptojmë se përmbysja mentale nuk është e keqe absolute, pasiqë njerëzit me mentalitet të përmbysur e kufizojnë reagimin e pamatur kundrejt çeshtjeve të ripërtërirjes dhe zhvillimit dhe punës në të cilën janë i japin një shkallë të fuqisë dhe forcës. Pastaj ata i grumbullojnë pjesët dhe përhapin fuqi në shpirtërat e njerëzve labil. Ata jeni komponenti i barazpeshës dhe sigurisë në të njejtën kohë.

2- Raporti ynë me njerëzit me mentalitet të përmbysur ka nevojë për urtësi, butësi dhe kujdes, sepse shumë shpejt mund të shtohet shkalla e inatit të tyre dhe vetmbyllja, sidomos nëse i akuzon se janë inatçor dhe me diapazon të ngushtë. Ndoshta është e përshtatshme të përdoret mënyra e shfaqjes së veçorive dhe mangësive gjatë polemikës me ta. Mund të themi: cilat janë veçoritë e thënies tënde? Cilat janë argumentet dhe mbështetësit logjik? Cilat janë të metat që e kaplojnë dhe ku janë pikat e dobësisë? Kërkohet prej tij që edhe ai këtë ta kërkon prej kundërshtarit të vet.

Kjo mënyrë e hap derën e polemikës dhe e pakëson gjuhën e sfidimit, gjithashtu njeriun me mentalitet të përmbysur e bën që të beson se polemika ka pozitivitete dhe të pranon se ka mundësi që të ekziston një shkallë e saktësisë dhe fuqisë te fjalët kundërshtuese.

3- Është shumë me rëndësi në raportet tona me njerëzit me mentalitet të përmbysur që të mësojmë dëgjimin e mirë dhe ta kërkojmë prej tij këtë gjë dhe mos të insistojmë që të arrijmë në rezultate momentale. Një pjesë e ngurtësisë së tij formohet pa vetëdije dhe ashtu edhe do të përfundon.

4- Njeriu me mentalitet të përmbysur nuk posedon ndjeshmëri të mjaftueshme për të dalluar mes asaj që paraqet këndvështrim personal, pikëpamje në bazë të përpjekjeve personale dhe atyreve që konsiderohen gjëra statike dhe të prera, gjërave që shikon se të vërteta konstante, rreth të cilave ka përfunduar polemika.

Besoj se dobësia e kësaj ndjeshmërie e formon një pjesë të infrastrukturës së njohurive në të gjitha ambientet ku është përhapur injoranca dhe varfëria e informatave. Andaj është shumë me rëndësi që të pasurojmë rregullatorin e dallimit mes asaj që është supozim dhe e vërtetë, asaj personale dhe e përgjithshme në botën e mendimit dhe ideve.

5- Njerëzit me mentalitet të përmbysur mendjes i japin rol të dukshëm për shkak të kompenzimit të boshllëqeve në njohuri në sistemin e argumentimit te ata. Këtu është shumë e rëndësishme që të sqarojmë se mendja pa njohuri të mira shumë herë është plotësisht e paaftë për të vizatuar prioritetet dhe për të sjellur vendime rreth shumë gjërave esencijale, siç janë: meritore dhe jomeritore, e rëndësishme dhe joerëndësishme, e sigurtë dhe e rezikshme, e nxitueshme dhe e mëvonshme, etj. dhe krahas kësaj e sqarojmë rolin e informatave në ndërtimin e mendimeve, ideve, qëndrimeve dhe drejtimeve.

6- Mentaliteti i përmbysur është rezultat i arsimit të shëmtuar dhe ambientit ku dominon injoranca, andaj përparimi në këto dy sfera do të na ndihmon në pakësimin e stërzmadhimit të këtij problemi. Nga All-llahu e kërkojmë ndihmën dhe fuqinë.

Dr. Abdul-Kerim Bekar

Përktheu: Bekir Halimi

Marrë nga: Islamtoday.net

Artikulli paraprakSi përfitohen zemrat e njerëzve?
Artikulli vijuesJa çfarë thoshte Shejh Bin Bazi për Shejh Albanin