SHKUP (AA) – Mijëra qytetarë edhe sonte vazhduan protestat kundër vendimit të presidentit Gjorgje Ivanov për faljen e politikanëve nga ndjekja penale dhe kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të shpallura për me datë 5 qershor të këtij viti, raporton Anadolu Agency (AA).
Protestuesit kërkonin dorëheqjen e presidentit Ivanov, për shkak se sipas tyre ky vendim është i papërgjegjshëm dhe rrezikon të ardhmen e vendit, ndërsa thonë se nuk ka kohë deri më 5 qershor që të mbahen zgjedhje të lira dhe demokratike.
Protestuesit u mblodhën para zyrës së Prokurorisë Speciale Publike për t’i dhënë mbështetje të vazhdojë hetimit dhe vazhduan drejt Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, ku forcat e mëdha policore nuk lejuan që t’i afrohen ndërtesës.
Ata u kthyen prapa që përmes urës së gurit të vazhdojnë drejt ndërtesës së Qeverisë, ku kordoni policor bllokoi urën, pas së cilës protestuesit përmes qendrës arritën para ndërtesës së Qeverisë.
Sonte ishte nata e katërt që organizohen protesta në Shkup dhe ishte më masive në krahasim me netët tjera, ndërkohë që, pasditen e sotme presidenti Ivanov deklaroi se i qëndron vendimit për falje të politikanëve dhe se arsye për mostërheqjen e vendimit është interesi shtetëror dhe i qytetarëve të Maqedonisë.
You Might also Like
Pushtohet parlamenti i Libisë
Disa dhjetëra persona të armatosur pushtuan Parlamentin e Libisë, në një shfaqje të tërbimit të…
By
Redaksia
1 Min Read
Më 1 tetor hiqet barrikada mbi lumin Ibër
Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë, në një intervistë për Deutsche Welle, se barrikadat…
By
Redaksia
2 Min Read
Grupi shqiptar i trafikut të drogës detyrohet të paguajë 26 mijë paund
Tre shqiptarë të përfshirë në trafikun e kokainës dhe heroinës në Londër janë detyruar të…
By
Redaksia
2 Min Read
Ban Ki Moon kërkoi nga vendet arabe të mos dërgojnë armë në Siri
Sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki Moon i bëri thirrje Katarit dhe shteteve tjera…
By
Redaksia
1 Min Read
BE: 30 euro në muaj për refugjatët në Turqi
BE-ja vë në dispozicion të refugjatëve në Turqi 350 milionë euro. Kjo është pjesë e…
By
Redaksia
2 Min Read
Izraeli aktivizon “skenarin e ndarjes” për Mesxhid-i Aksa-në
Shkeljet dhe dhuna në rritje në javën e fundit nga ana e Izraelit ndaj Mesxhid-i…
By
Redaksia
13 Min Read
