Prokuroria Speciale e Kosovës do të duhet që së shpejti të urdhërojë fillimin e gjurmimeve brenda kampusit të Universitetit të Prishtinës, afër kishës së kontestuar ortodokse.
Mjeku ligjor Arsim Gërxhaliu ka thënë në një intërvistë për emisionin “Personale” të TV Dukagjinit se kanë pranuar një dëshmi serioze nga një qytetare, e cila pretendon se ka parë që gjatë luftës të jetë gropuar në atë pjesë.
“Jo shumë ditë më herët kam pas një thirrje nga një grua, të cilën do ta takoj javën e ardhshme, e cila prej ndërtesës ka pa që në afërsi të kishës do ta tregoj vendin ku dyshon se kanë varrosur njerëz kështu që do ta kontrollojmë”, ka thënë Gërxhaliu, transmeton Telegrafi.
Njeriu që për 17 vjet është përgjegjësi kryesor për gjetjen e të zhdukurve nga lufta e fundit në Kosovë, për herë të parë ka rrëfyer ekskluzivisht për këtë emision se dy ditë pas hyrjes së trupave të KFOR-it kanë ekzaminuar bodrumin e Fakultetit Juridik, ku në afërsi të këtij lokacioni dyshohej se ishin dhunuar femra nga forcat ushtarake serbe.
“I gjithë bodrumi ka qenë me gjak dhe më veshje të brendshme të femrave”, ka treguar Gerxhaliu.
Mijëra civilë shqiptarë janë vrarë gjatë luftës së fundit në përpjekje të ish diktatorit serb Millosheviq që të zbatonte planin “Patkoi” për zhvendosjen e popullatës shumicë shqiptare nga Kosova.
Civilët e vrarë ishin hedhur nëpër varreza masive në Kosovë derisa në përpjekje të të humbur gjurmët disa ishin dërguar edhe në Serbi. Ende janë mijëra të pagjetur.
Kisha ortodokse në kampusin e Universitetit të Prishtinës ishte ndërtuar nga dikatatura e Millosheviqit në shenj dominance ndaj shumicës shqiptare.
You Might also Like
ITALI: SITUATA NË SIRI RREZIKON TË DEGJENEROJË NË GJENOCID
Sulmet e regjimit sirian ndaj protestuesve në vend mund të çojnë në ''gjenocid'' nëse komuniteti…
By
Redaksia
1 Min Read
Lëvizja BESA: Nuk lejojmë uzurpimin e hapësirave sportive
“Lëvizja BESA konsideron se zhvillimi urban, përveç "ngritjes" vertikale të “betoneve”, nënkupton zgjerimin e hapësirave…
By
Redaksia
1 Min Read
Ymeri i kundërshton dy licencat e Qeverisë
Dy vendime të Qeverisë së Kosovës për dhënien e licencës për projektin e kompanisë “Envidity…
By
Redaksia
2 Min Read
Gjermania paralajmëron Turqinë për dënimin me vdekje
Gjermania ka paralajmëruar Turqinë se në rast të kthimit të dënimit me vdekje, do të…
By
Redaksia
2 Min Read
Gjermania po i mbanë azilkërkuesit në kampet e nazistëve
Gjermania është një nga destinacionet më të kërkuara nga emigrantët, raporton Top Chanel Por, kohët…
By
Redaksia
2 Min Read
(Video) Mrekullia e shpëtimit të vogëlushes në Siri
Ajo ishte e mbuluar tërësisht nga rrënojat e një shtëpie dhe nuk kishte asnjë shenjë…
By
Redaksia
1 Min Read
