Ish drejtori i Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jusuf Thaçi, e ka kritikuar qëndrimin e SBASHK-ut, të cilët sot kanë deklaruar se kundërshtojnë fuqishëm testimin e mësimdhënësve.
Thaçi ka shkruar në Facebook se me këtë qëndrim SBASHK-u po mbron siç ka thënë ai vrasësit e të ardhmes së fëmijëve tanë.
Thaçi thotë se SBASHK me këtë rast po e mbron paditurinë dhe jo komepetencën e mësimdhënësve.
Lexojeni reagimin e Thaçit:
1. Nuk besoj e nuk shpresoj që shteti ynë e ministria e arsimit ka vullnet e guxim t’i vlerësojë realisht, objektivisht e profesionalisht mësimdhënësit, sepse duhet dërguar në shtëpi një përqindje të madhe të mësimdhënësve aktualë (por kjo kushton vota dhe këtë çmim nuk janë të gatshëm ta paguajnë qeveritarët tanë).
2. Po të kishte shtet, këtë sindikatë të arsimit (SBASHK) që mbron padijen e jo kompetencën e mësimdhënësve do duhej ta shpallte organizatë ilegale, apo edhe kriminale. Më këso qëndrimesh, kjo sindikatë po mbron vrasësit e të ardhmes së fëmijëve tanë (sepse mësimdhënësit e përgatitur e kompetentë nuk kanë pse i frikësohen vlerësimit).
3. Ky është blof! MASHT me parimin “më ka qu baba me la gojën” kërkon vlerësim të mësimdhënësve. SBASHK nuk pajtohet dhe “nuk lejon” një gjë të tillë. Rezultati do të jetë zero, ose ndonjë improvizim, si gjithmonë!
You Might also Like
Brenda BE-së, rriten zërat kundër integrimit të Kosovës
Raportuesi i ri për Kosovën në Parlamentin Evropian, Igor Soltes ka theksuar ditë më parë…
By
Redaksia
4 Min Read
TË ENJTEN, PROTESTOHET
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka bërë të ditur se do të…
By
Redaksia
1 Min Read
Një avion "MiG-21" u rrëzua në jug të Egjiptit
Avion i trajnimit "MiG-21" i Forcave Ushtarake Ajrore egjiptiane u rrëzua në jug të vendit,…
By
Redaksia
1 Min Read
Ja si ka ndodhur përleshja
Rexhep Selimi kishte dalë jashtë hollit të kuvendit për t’i dhënë një intervistë një mediumi…
By
Redaksia
2 Min Read
Rusët hapin qendër për të drejtat e njeriut në Kosovë
Një organizatë jo qeveritare nga Rusia, e cila pohon se merret me të drejtat e…
By
Redaksia
1 Min Read
Nëse ishin të qëllimshme, sulmet e djeshme në Siri mund të konsiderohen krime lufte
Organizata e Kombeve të Bashkuara, deklaroi se në rast se dëshmohet se sulmet e djeshme…
By
Redaksia
2 Min Read
