Ministri i Brendshëm Efkan Ala tha se do të paraqesin projektligjin në kuvend për ta bashkuar xhandarmerinë me dikasterin që e drejton.
Ministri i Brendshëm turk, Efkan Ala tha se forcat e xhandarmerisë do të lidhen me Ministrinë e Brendshme.
Në një deklaratë të bërë në lidhje me procesin pas tentativës së grusht shtetit më 15 korrik gjatë pjesëmarrjes në një kanal televiziv privat, Ministri Ala rikujtoi se kanë hasur në rezistencë të madhe kur paraqitën në kuvend projektligjin për bashkimin e një pjese të xhandarmerisë me Ministrinë e Brendshme.
Nga Ministri Ala u kërkua që ta shpjegoi prononcimin e tij se “Do ta lidhim xhandarmerinë plotësisht me Ministrinë e Brendshme”. Ai tha se do ta ndërmarrin sërish këtë iniciativë kur aktualisht vazhdon procesi i shkarkimit nga detyra si në polici ashtu edhe në xhandarmeri.
Në përgjigje të pyetjes se a do të shqyrtohet vazhdimi i gardës presidenciale dhe adjutantit në Presidencë, ai tha se këto çështje janë diskutuar.
Duke e bërë të ditur se duhet të ndërtohet një sistem në të cilin askujt nuk do ti shkoj në mendje të ndërmarr ndonjë tentativë për grusht shtet, Ministri Ala tha se natyrisht se do të marrin parasysh informatat për ndonjë tentativë të mundshme, por do të mënjanojnë edhe mundësinë për ndikimin e inteligjencës në vende të mundshme për grusht shtet.
Ala preku edhe në masat e marra pas tentativës për grusht shtet ku tha se janë anuluar pasaportat e 10 mijë nëpunësve shtetëror.
Ministri Ala dha informata në lidhje me numrin e dëshmorëve dhe të plagosurve gjatë tentativës për grusht shtet ku tha se “Aktualisht janë 246 dëshmorë dhe 2 mijë e 185 të plagosur. Deri më tani janë ndaluar 10 mijë e 607 persona ndërsa të arrestuar janë 4 mijë e 496 të tjerë”.