Junker: T’i mbyllësh derën Turqisë është një gabim i rëndë

Presidenti i Komisionit Evropian, Jean Ckaude Juncker ka thënë se ndërprerja e negociatave për ri anëtarësimin e Turqisë në Bashkimin Evropian të ishte një gabim shumë i madh i politikës së jashtme, shkruan AFP.
Megjithatë Junker në një intervistë për kanalin televiziv ARD ka thënë se Turqia është larg pretendimit për të iu bashkuar unionit për shkak të reagimit shtypës të saj i cili po zhvillohet pas puçit të dështuar ushtarak.
“Në këtë moment, nëse i japim përshtypjen Turqisë se, cilado qoftë situata, Bashkimi Evropian nuk është gati të pranojë në gjirin e tij Turqinë, kjo do të ishte sipas mendimit tim një gabim i rëndë në politikën e jashtme”, ka thënë Juncker.

Artikulli paraprakAnaliza e njëanshme e burimeve historike
Artikulli vijuesParlamenti grek voton pro ndërtimit të xhamisë në Athinë