Gjatë ditës së sotme, në kafiterinë “Deep Bar” në Gjakovë, ka ndodhur një vrasje e trefishtë, ku kanë mbetur të vdekur vëllezëri Valon Islamaj (35) dhe Ilir Islamaj (28), si dhe Zef Krasniqi (37).
Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Përgjithshëm në Gjakovë, Ali Selimaj, ka deklaruar për Klan Kosova se kryesit e kësaj vepre tashmë janë identifikuar dhe janë në arrati.
“Personat që kanë kryer aktin janë identifikuar pas një operacioni në shkallë të gjerë, nga Policia. Janë identifikuar dy persona: Qëndrim Shala dhe Veton Gjoshi”, ka thënë Selimaj.
Ai gjithashtu ka treguar për detaje të operacionit policor, me ç’rast është vendosur kontroll gjithkund, përfshirë edhe pikat kufitare.
Sa i përket autorëve të vrasjeve, Selimaj ka thënë që ata janë të njohur për Policinë.
“Edhe viktimat edhe kryesit e veprës janë të njohur Për policinë. Kanë pasur precedent në polici. Të dyja palët kanë pasur vepra për lëndime trupore dhe pjesëmarrje në rrahje, mirëpo jo diçka të përmasave të tilla”, thotë ai, sipas të cilit kjo është vrasja e parë në Gjakovë që nga viti 2014.
Kjo vrasje, sipas Selimajt, ka ardhur për motive të hakmarrjes.
“Para disa viteve ka pasur përleshje në mes të vëllait të Veton Gjoshit dhe dy vëllezërve të ndjerë. Motivi këtu është hakmarrja, ngaqë ka pasur konflikt më herët në mes të këtyre personave”, thotë ai, teksa shton se Veton Gjoshi është identifikuar nga familjarët e tij, konkretisht nga vëllai i tij , që ka lajmëruar Policinë nga vendi i ngjarjes. /Klan Kosova/
You Might also Like
Rexhepi thotë se në Jarinë e Bërnjak zbatohet ligji i Kosovës
Sipas ministrit të Punëve të brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi aksioni i 25 korrikut i…
By
Redaksia
1 Min Read
Myftiu i Shkupit, Ibrahim Shabani, shkarkohet nga detyra
Mbrëmjen e të dielës së kaluar në ceremoninë për gara në lexim të Kur’anit, pati…
By
Redaksia
3 Min Read
Një hekikopter i ushtrisë amerikane rrëzohet pranë kufirit ndërkorean
Një helikopter i ushtrisë amerikane, pjesëmarrës në manovrat ushtarake në Korenë e Jugut u rrëzua…
By
Redaksia
1 Min Read
Flota Ushtarake Detare ruse do të kryejnë misione luftarake pranë brigjeve të Sirisë
Skuadroni i kombinuar i Flotës Ushtarake Detare ruse, i përbërë nga luftanijet e flotave të…
By
Redaksia
1 Min Read
Refugjatët preokupim i Ivanovit dhe Erdoganit
Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov sot në Stamboll u takua me homologun turk, Rexhep Taip…
By
Redaksia
3 Min Read
Edukatorja që rrahu 3 vjeçarin mbetet në burg
Gjykata e Apelit ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë arrest me burg për Anjeza…
By
Redaksia
1 Min Read
