I sapolinduri duhet të mësohet shpejt me kushtet e reja të jetës, që ndryshojnë shumë nga ato në barkun e nënës.
▶ për shembull, në mitër mushkëritë e fetusit ishin plot me lëng amniotik, që shkarkohet pasi foshnja del përmes kanalit të lindjes.
▶ tani mushkëritë duhet të mbushen me ajër që të nisë frymëmarrja, fillimi I së cilës sinjalizohet nga e qara e parë.
▶ ndryshime të mëdha ndodhin edhe në zemër e në pjesën tjetër të sistemit të qarkullimit të gjakut.
▶ një vrimë që lidhte dy tremat e zemrës dhe një enë gjaku që anashkalonte qarkullimin e vogël të gjakut, mbyllen, në mënyrë që gjaku të marrë një drejtim tjetër e të shkojë në mushkëri për të marrë oksigjenin.