Unë vendos si të mendoj
Në çdo situatë dhe në çdo problem, në atë që më ndodh mua, unë vendos si të mendoj. Këtë nuk mund ta ndaloj. Askush nuk mund të mi ndryshojë mendimet e mia.
Nuk mund gjithmonë të ndikoj në to dhe si do t’i shikoj këto në përgjithësi.
Në njerëz, sende, ngjarje mund t’i shikoj pozitivisht apo negativisht.
Vesa ka mësuar gjysmën e përmbledhjes mësimore, dhe më duhet ta mësoj gjysmën tjetër. Shqyrtimet mund të jenë:
Pozitive: “Mrekulli, kam mësuar gjysmën e mësimit, me kohë e kryej.”
Negative: “Oh, tmerr! Kam për të mësuar edhe gjysmën tjetër, nuk do ta mësoj kurrë!”
Ankthi dhe frika janë rezultate të një situate, që unë e konsideroj shumë të rrezikshme (“do ta anuloj komplet!”). Nëse duket më reale (“Të paktën mund të di diçka!”). Që ta zhduk ankthin dhe frikën.
Lyra, sapo do të hyjë në shkollë të muzikës. Shqyrtimet mund të jenë: “Sigurisht që do të gaboj, i bie shumë keq instrumentit, do t’i zhgënjej mësuesit dhe prindërit, do të qeshin me mua, e ndjen se frika po i shtohet. Që është e pëlqyeshme të jetë gabim. Mund të mendosh pozitivisht, më realisht: “Kam ushtruar shumë dhe nëse gaboj, nuk është fundi i botës! Çdokush mund të bëjë gabime megjithëse nuk do të thotë se nuk ia vlen të provosh, edhe artistët më të mëdhenj ndonjëherë gabojnë, çdo gjë do të shkojë mire.
Nëse Lyra mendon se mund ta përballojë një situatë, me këtë ajo e zvogëlon ankthin dhe e shton vetëbesimin. Si mund të mendosh në një situate ë tillë? Si mund ta zgjedhim mënyrën e të menduarit në situata të ndryshme? Nëse jam optimist, e shikoj jetën me pozitivitet, nëse mbledh më shumë fuqi, më shumë energji, atëherë asgjë nuk do të na duket e vështirë. Do të punonim më mire dhe do të flisnim më mirë me njëri-tjetrin, do t’i përballojmë më mirë problemet, do t’i zgjidhim ato…
Tek njerëzit e sëmurë, që në pamje të jashtme duken të pashërueshëm, këta njerëz mund të shërohen nëse jetën e shikojnë me pozitivitet.
Çka është mirë të mbash mend:
Çdo njeri ka fuqi që mendimet negative t’i kthejë në ato pozitive.
Vështrimi (pozitiv apo negativ) në vete, në njerëz të tjerë dhe në situatë, ndikon në atë se si do të ndihem dhe si do të sillem.
Mesazhet pozitive që i dërgoj vetës sime, forcojnë vet-imazhin.
Mësuesi mund të gjejë disa mendime pozitive për Shpendin në rastin e parë dhe për Arditën në rastin e dytë, më poshtë. Si mund, disa prej tyre në situatat të caktuara, të mendojnë pozitivisht, dhe të përmirësojnë mirëqenien e tyre?
Shembulli i parë:
Familja nga mesi i vitit shkollor do të shpërngulet në një vend tjetër. Shpendit i duhet të ndërrojë shkollën, mësimdhënësit, shokët e klasës, Një ditë para ditës së parë në shkollën e re, në kokë i sillen mendime të ndryshme:
Mendimet negative
Nuk do të më pranojnë në shoqëri
Mendimet pozitive
Në shkollën e mëparshme kam pasur shokë, por edhe këtu do të jetë dikush të cilit do t’i pëlqejë.
Shembulli i dytë:
Ardita ka marrë notë negative në provimin e parë në matematikë, në klasën e 7-të. Duke i thënë vetvetes se është e çmendur.
Mendimet negative
Jam e çmendur; Nuk do ta mësoj kurrë matematikën
Mendimet pozitive
Me të vërtetë kam dhënë rezultate jo të mira, por kjo nuk do të thotë se jam e çmendur Herën tjetër do të jem më e përgatitur dhe sigurisht që do të jap rezultate.