Edhe pse shumë njerëz zgjedhin t’i hedhin për shkak të shijes së tyre të hidhur, farat e rrushit janë shumë të shëndetshme dhe kanë shumë veti kuruese që do të ishte mirë të mos i injoroni.
Përveçse janë antioksidantë të shkëlqyer, na ndihmojnë të dukemi më të rinj, të humbasim peshë si dhe të parandalojmë një sërë sëmundjesh. Më poshtë po ju listojmë 8 arsye se pse duhet të konsumoni farat e rrushit.
Antioksidantë
Farat e rrushit përveçse janë antioksidantë shumë të mirë, janë të pasur gjithashtu me vitaminë C dhe beta-karoten.
Parandalimi i kancerit
Pikërisht për shkak të vetive antioksiduese farat e rrushit janë shumë të mirë për të parandaluar kancerin. Disa studime kanë provuar efikasitetin e tyre veçanërisht tek kanceri i lëkurës, i prostatës dhe i gjoksit.
Depurativë
Farat e rrushit u këshillohen veçanërisht duhanpirësve, pasi ndihmojnë në pastrimin e gjakut duke eliminuar efektet e duhanit. Përpos kësaj, ndihmojnë në eliminimin e stresit dhe të efekteve të tij.
Qarkullimi i gjakut
Favorizojnë qarkullimin e gjakut duke pastruar dhe riforcuar enët e saj dhe në këtë mënyrë parandalojnë trombozat e mundshme. Përpos kësaj, rregullon presionin, duke mbajtur nën kontroll hipertensionin dhe sëmundjet kardiake.
Antibakterial dhe anti-inflamator
Përdoren shpesh kundër inflamacioneve dhe infeksioneve. Mund të përdoren gjithashtu kundër kolitit, sinozitit dhe gastritit.
Rënia e flokëve
Përforcojnë rrënjën duke favorizuar qarkullimin e gjakut në sipërfaqen e kokës.
Shikimi
Falë niveleve të larta të vitaminës E, farat e rrushit mund të përmirësojnë dukshëm shikimin duke ju larguar ndjesinë e lodhjes së syve.
Lëkura
Farat e rrushit janë të pasura me kolagjen dhe resveratrol, dy elementë thelbësorë për të bllokuar dhe parandaluar plakjen e lëkurës.