Pretendimet e ngritura kohëve të fundit për përfshirjen e EULEX-it në afera korruptive nga ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it Malcocm Simmons, ka bërë një jehonë të madhe në qarqet politike dhe mediale të BE-së.
Britaniku Malcolm Simmons, i cili ka qenë gjyqtari më i lartë i misionit që nga viti 2014, për mediat evropiane tha se ai kishte denoncuar disa raste të korrupsionit në zemër të misionit të EULEX-it gjatë javëve të fundit dhe pretendoi se organizata e njohur si EULEX ishte subjekt i ndërhyrjes politike.
Ndërkaq, në lidhje me këto pretendime, në një përgjigje për Indeksonline, Maja Kocijancic, zëdhënëse për Politikat e Jashtme të BE-së dhe Politikën e Sigurisë, ka thënë se në lidhje me akuzat për korrupsion brenda misionit të EULEX-it, të ngritura nga ish-gjyqtari Malcolm Simmons, Bashkimi Evropian ka nisur një hetim për të shikuar nëse qëndrojnë si të vërteta këto pretendime.
“BE-ja dhe EULEX-i veprojnë në një politikë zero tolerancë ndaj pretendimeve për sjellje të papërshtatshme dhe të gjithë anëtarët e Misionit janë përgjegjës për veprimet e tyre. Të gjitha akuzat janë hetuar dhe sipas rastit janë referuar në një Bord Disiplinor”, shpjegon Kocijancic.
Sipas saj, kjo politikë zbatohet pavarësisht nga pozicioni në mision. Rregullat për këtë janë përcaktuar nga Kodi i Sjelljes dhe Disiplina për Misionet Civile të PShB-së të BE-së, e cila u miratua në korrik 2016 nga Këshilli (shtetet anëtare të BE-së).
“Kur Simmons ngriti akuza kundër misioneve të ndryshme të EULEX-it në vëmendjen e EEAS në fillim të shtatorit të këtij viti, hetimi u nis menjëherë (në të njëjtin muaj) dhe për të siguruar paanshmërinë dhe pavarësinë e tij, u caktua një gjyqtar i pavarur për ta udhëhequr atë në këshillën e Presidentit të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë. Simmons u informua për këtë dhe ftoi të bashkëpunojë dhe të sigurojë dëshmi për akuzat e tij, por për fat të keq ai nuk ka pranuar ta bëjë këtë”, thuhet në përgjigje.
“Para kësaj vjeshte, Simmons nuk ngriti asnjë dyshim. Nuk ka nevojë të thuhet: Nëse ai ishte i vetëdijshëm për këto akuza paraprakisht, ai duhet të kishte reaguar, veçanërisht në rolin e tij të Presidentit të Gjyqtarëve të EULEX-it. Në fakt, Simmons ka qenë që nga gjysma e dytë e vitit 2016, subjekt i një serie akuzash, në përgjigje të së cilës ne kemi, në përputhje me politikën tonë të tolerancës zero, gjithashtu nisi një hetim të pavarur”, thuhet tutje në këtë përgjigje.
Sipas përgjigjes së Kocijancic, si rezultat i kësaj, Simmons iu referua Bordit Disiplinor që po sh
“Ne kemi ndjekur Kodin e Mirësjelljes, kuadrin përkatës për çështje të tilla, në letrën dhe do të vazhdojmë ta bëjmë këtë”, përfundon përgjigja nga zëdhënësja për Politikat e Jashtme të BE-së.