Nëse jeni një simpatizant i YouTube për të dëgjuar muzikë, kërkuar ndihmë nga tutorial apo thjesht për të parë videot virale, me siguri keni vënë re që disa materiale janë të bllokuara në vendin tuaj.
A ka ndonjë mënyrë për t’i parë ato?
Ne ju themi se është e mundur, por duhet të ndiqni disa hapa të thjeshtë.
Pse disa video nuk janë të disponueshme për vende të caktuara? Ju duhet të dini që YouTube është përgjegjës për këtë politikë, pasi disa rajone kanë specifikime për materialet që nuk mund të transmetohen.
Si mund të shikojmë një video që është e bllokuar?
Gjëja e parë që duhet të keni parasysh është se ky truk funksionon vetëm nëse e keni hapur YouTube-n në kompjuter apo laptop, ndërsa nëse jeni në platformën Android apo iPhone nuk ka rezultat.
E gjitha që duhet të bëni është të futeni në njërën nga këto dy faqe: Proxfree ose Hide.me.
Pasi ta keni hapur njërën nga këto mjafton të merrni linkun e videos së bllokuar dhe ta kaloni aty, më pas të zgjidhni një vend dhe IP të ndryshëm nga ai ku banoni.
Ajo çfarë bëjnë këto faqe është se fshehin vendndodhjen tuaj të vërtetë kur hyni në YouTube dhe nuk lokalizoheni dot.
Rajoni më i preferuar për t’u zgjedhur në këto dy faqe është SHBA-ja sepse aty shumë pak video janë të bllokuara nga politikat vendore.