Përkitazi me nismën për shfuqizimin e Gjykatës Speciale, u deklarua edhe Lëvizja Vetëvendosje.
Deputeti Glauk Konjufca ka thënë se sot patëm një nguti të pashpjegueshme e cila ka ardhur prej presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, transmeton Telegrafi.
“Kjo u prezantua si nismë ligjore që u nënshkrua nga 43 deputet duke marrë shkas nga një peticion i shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së” tha ai. “Ka ndodhur një mashtrim për një draftim që ka qenë ligji më i shkurtë në botë, ku thuhet shfuqizohet Specialja dhe kjo hyn në fuqi menjëherë. Shumë deputetë nuk e kanë ditur që do t’i bashkëngjitet ajo pjesë e se janë pjesë e një skeme që del të jetë mashtruese”.