Këto janë urat më të veçanta në botë

Njerëzimi ka shekuj që ka zbuluar rëndësinë e urave duke i ndërtuar në terrene nga më të ndryshmet për t’u ardhur në ndihmë gjatë lëvizjes.

Që nga kohët më te hershme e deri më sot zhvillimi i gjithanshëm i shoqërisë njerëzore është pasqyruar padyshim edhe në këtë sektor. Sot urat jo vetëm që lehtësojnë lëvizjen dhe komunikimin mes njerëzve, por shumë syrësh konsiderohen edhe vepra arti.Kumti.com

Sot teknologjia mundëson ndërtimin e tyre edhe atje ku disa vite më parë nuk i shkonte ndërmend askujt. Por kush janë pesë urat më të çuditshme, më të frikshmet dhe më të veçanta në botë?

E para, Eshima Ohashi. E lartë 44 metër, ngjason më shumë me një rrugë, që shumë mund ta kenë parë në ndonjë lojë kompjuterike. Por s’është lojë, për japonezët është një arterie kryesore që lidh qytetin e Matsue-s me Sakaiminato-n.

E dyta, Langkawi Sky Bridge. Ndodhet në Maljazi dhe shërben vetëm për këmbësorë. E vendosur 2300 metra mbi nivelin e detit, është ura me kthesa më e gjatë në botë, dhe destinacioni turistik kryesor për Malajzinë.

E treta, The Rolling Bridge. Ndodhet në Londër. Është ndërtuar mbi “Grand Union Canal”. Për shkak se kanali shfrytëzohet për transport me anije, duhej gjetur ndërtimi i një ure që të mos pengonte qarkullimin e tyre, e njëkohësisht të hidhte në të dyja anët e bregut këmbësorët. Zgjidhja ishte një urë që paloset në formë rrethi kur kalojnë anijet dhe që shtrihet sërish për të kryer funksionin e vet për këmbësorët.

E katërta, Dragon King-Kong. Ndodhet në Kinë. Edhe kjo është një urë këmbësorësh. E gjatë 185 metra dhe me një lartësi 22 metra, ndodhet e vendosur në rajonin Changsha. Ideja ka qenë ndërtimi i një strukture të bazuar në përfytyrimin e dragoit King-Kong sipas mitologjisë kineze. Rezultati është perfekt, dhe përveç kësaj, ura ofron një peisazh fantastik të Lumit Dragon King dhe të liqenit Meixi.

 

 

E pesta, Ura Helix. Ndodhet në Singapor. Është ura më e veçantë në botë. Ajo është një shëmbëlltyrë gjigante e strukturës së ADN-së njerëzore. Fitoi çmimin si “Struktura më e mirë e transportit” në Festivalin Botërore të Arkitekturës./Kumti.com

 

 

 

Artikulli paraprakArabia saudite po ndërton qytetin e së ardhmes me buxhet 500 miliardë dollarësh
Artikulli vijuesNdërtesat më të shtrenjta në botë