Sa e vështirë është të mohohet aksesi në internet në vende të ndryshme të botës ashtu siç ndodhi në Siri para një jave?
Kjo është pyetje me vend duke marrë parasysh shqetësimet e njerëzve në shtete të ndryshme të botës lidhur me probabilitetin që ka qeveria përkatëse për të kryer një veprim të tillë.
Çelësi i mbijetesës së lirë të internetit është decentralizimi i tij, i cili nuk është i shpërndarë në mënyrë uniforme në botë.
Nëse interneti në vendin ku jetoni kontrollohet nga një apo dy kompani, atëherë nuk është e vështirë për qeverinë të bëjë thjesht disa telefonata për të ndaluar aksesin në internet.
Në figurën e mëposhtme zhvilluar nga Gizmodo, bazuar në të dhënat e diversitetit të internetit në shtete të ndryshme të botës, paraqitet edhe probabiliteti i shkëputjes së internetit.
Logjika është e thjeshtë:
– Nëse në një shtet aksesi mbahet nga një apo dy kompani, atëherë shkëputja e internetit konsiderohet me risk të lartë. Këtu përfshihen shtete si Siria, Tunizia, Algjeria, Turkmenistani, Libia, Etopia, Jemeni etj.
– Nëse aksesi mbahet nga 3 deri 10 kompani, atëherë risku konsiderohet deri diku i lartë. Në këtë kategori bëjnë pjesë 72 shtete përfshi Omanin, Ruandën, Pakistanin, Armeninë, Iranin etj.
– Aksesi që mbahet nga 11 deri 40 kompani përbën një risk mjaft të ulët. Në këtë kategori hyjnë 58 shtete, përfshi Shqipërinë, Indinë, Izraelin, Ekuadorin, Kilin, Vietnamin, çuditërisht edhe Kinën etj.
– Nëse aksesi mbahet nga mbi 40 ofrues, atëherë është pothuajse e pamundur një shkëputje e ngjashme me atë të Sirisë. Në këtë zonë përfshihen shtete që i përkasin ekonomive të fuqishme të internetit si Kanadaja, SHBA, Hollanda, Gjermania, Anglia etj. Pra, rreth 32 shtete. (CIO
You Might also Like
Toshiba prezentoi robotin më të ngjashëm me një qenie njerëzore
Mirë se vini në të ardhmen njerëz, bëhuni gati të ndiheni të padobishëm. Toshiba prezantoi…
By
Redaksia
1 Min Read
Parisi njihet me autobusët pa shofer
Me qëllim për të reduktuar ndotje e ajrit, që në muajt e dimrit arrit në…
By
Redaksia
0 Min Read
Shikoni si mineralet e uraniumit qysh emetojnë rrezatim
https://www.youtube.com/watch?v=stOMLHvMUxc
By
Redaksia
0 Min Read
Samsungu hap fabrikë për Galaxy S6 dhe S6 Edge
Samsungu është përgjigjur në numrin e madh të kërkesave për telefonat e rinj, Galaxy S6…
By
Redaksia
1 Min Read
HTC zhvillon çipa mobil
HTC në telefonat e vet të ardhshëm mobil dhe në tablet mund të ndodhë të…
By
Redaksia
1 Min Read
Samsung ndalon shitjet e Note 7
Duhej të hidhej në treg pikërisht ditën e sotme, por një e papritur ka detyruar…
By
Redaksia
3 Min Read
