A duhet ta thërras ezanin kur falem në shtëpi?

Një dobi e lexuar nga një libër fikhu.

Ezani është edhe për atë që falet vetëm.

Transmetohet nga Ukbe bin Amir se ka dëgjuar profetin -alejhi selam- duke thënë: “Çuditet Allahu nga një bari bagëtish në një maje mali bën ezan për namaz dhe falet. Allahu i madhëruar thotë: Shikojeni robin tim, bën ezan, ikamet për namaz dhe ka frikë prej meje. E kam falur robin tim dhe e kam futur në xhenet”
E transmeton Ahmedi, Ebu Daudi, Nesaiu dhe e saktëson sheikh Albani.

Ibn El-Mundhir në librin El-Eusat thotë: “Më e dashur për mua është të bëjë ezan dhe ikamet nëse falet vetëm por i majafton atij nëse bën vetëm ikamet. Nëse falet pa ezan dhe as ikamet nuk e ka detyrë përsëritjen. Më pëlqen ezani dhe ikameti për të për shkak të hadithit të Ebu Said El-Khudrij që të mos kujtoj ndokush se ezani është vetëm për bashkimin e njerëzve ndërkohë që profeti -alejhi selam- e ka urdhëruar Melik bin El-Huejrith dhe birin e xhaxhait të tij për ezan edhe pse nuk kishin xhemat për ezanin dhe ikametin e tyre”.

Enciklopedia e fikhut te Husein Auaishe (nxënës i sheikh Albanit -Allahu e meshirofte-)
Abdullah Nabolli

Artikulli paraprakMos ia trego ëndrrat e tua xhelozëve
Artikulli vijues2 strategjitë që Iblisi mashtron njerëzit