Ambasadori francez në Tiranë, Bernard Fitoussi, e mbështet idenë e futjes së lëndës së besimit fetar në shkolla.
Gjatë një aktiviteti të zhvilluar paraditen e sotme, Fitoussi u shpreh se nuk ka asnjë lidhje mes myslimanëve dhe xhihadistëve që abuzojnë me këtë besim.
“Shqipëria është vend besnik në luftën kundër terrorizmit. Të dielën u zhvillua dita e profetit Muhamet, pra nuk ka asnjë lidhje mes myslimanëve që jetojnë çdo ditë në mënyrë të paqtë dhe xhihadistëve që abuzojnë me besimin.
Të rinjtë janë rekrutuar përmes internetit.
Armët tona në luftën kundër terrorizmit janë bashkëpunimi dhe shkëmbimi i informacioneve. Të parandalohet që në shkolla”, tha Fitoussi./Shekulli