AMD ul sërish çmimet e Radeon HD

Verës, dalëngadalë, po i vjen fundi, por lufta e çmimeve të GPU-ve midis AMD dhe Nvidia është ende në fazën e nxemjes.

Në korrik, AMD njoftoi për një seri ulje çmimesh për kartat grafike Radeon HD 7970, 7590 dhe 7870, dhe tani që Nvidia ka bërë Kepler-in të përballueshëm për GeForce GTX 669 Ti, AMD po i përgjigjet përsëri me të njëjtën monedhë, pra, me disa ulje të tjera çmimesh.

Le të shohim fillimisht se çfarë ndodhi në korrik:

· Radeon HD 7970 ishte 480$, u bë 430$

· Radeon HD 7950 ishte 400$, u bë 350$

· Radeon HD 7870 ishte 350$, u bë 300$

Përveç këtyre uljeve prej 50$, AMD uli dhe një tjetër 20$ në disa prej modeleve të saj. Mesa duket Radeon HD 7970 do të shkojë në çmimin 410$ dhe Radeon HD 7950 në 320$. Nvidia GeForce GTX 660 Ti, e cila konkurron me AMD Radeon 7950, shitet për më shumë se 300$. /PCWA/kohaislame

Artikulli paraprakFiku dhe ulliri, ushqim dhe ilaç
Artikulli vijuesUniversitetet shqiptare, më të dobëtat në botë