Asnjëherë mos i lejoni fëmijët tuaj të ulen në pozicionin “W”; Ja arsyeja
“Ulja -W” është një pozicion që zakonisht përdoret nga fëmijët. Në këtë pozicion, fëmijët qëndrojnë me këmbët e përthyera pas dhe pesha e trupit bie mbi gjunjë. Ky është një pozicionin i rehatshëm për fëmijët, sepse ata ndihen të përkrahur dhe të sigurt. Shumë prindër nuk e dinë apo njohin rrezikun në qoftë se i lënë fëmijët të ulen në këtë pozicion për një kohë të të gjatë.
Ulja në pozicion “W” shumë shpesh, ose për një kohë të gjatë, mund të ndikojë negativisht në:
– Zhvillimin dhe rritjen e fëmijës.
– Problemet ortopedike.
– Zhvillimi i vonuar i kontrollit postural dhe stabilitetit.
– Zhvillimi i vonuar i aftësive motorike.
– Ky qëndrim ndikon në aktivizimin e muskujve përfshi muskujt e legenit, muskujt e barkut, muskujt e këmbës, muskujt e kofshës.
– Ngushtësi më e madhe u shkaktohet muskujve të këmbës dhe legenit.
– Mosaktivizimi i muskujve do të thotë, që fëmijët nuk përdorin muskujt e tyre, muskujt e fëmijës janë të lëshuar dhe të butë, dhe kjo e bën të vështirë mbajtjen drejtë të trupit.
– Gjithashtu shkakton çrregullime të brendëshme.
– Vendos tendosje të panevojshme në trup.
– Ndikon edhe në formimin e muskujve.
– Ndikon në zhvillimin e eshtrave.
– Mund të shkaktojë deformim të këmbëve.
– Deformim të shtyllës kurrizore.
Çfarë duhet të bëni?
E pra, rekomandimi disi alarmant është për t’i ndaluar menjëherë fëmijët nga kjo mënyrë e të qëndrimit ulur, sa herë që i shihni të jenë ulur “W”, duhet t’i lëvizni këmbët e tyre në një pozicion të përshtatshëm (nëse ata janë shumë të vegjël për të kuptuar), ose t’u tregoni që ta bëjnë vetë këtë. Ju mund të bleni një tavolinë të vogël apo tavolinë me një karrige.
Nuk mund të pretendojmë se duke e ruajtur nga ky qëndrim, do shmangim problemet ortopedike, sepse ky nuk është shkaku i vetëm, por ajo që dihet është se fëmijët të cilët ulen në formë “W” shpesh kanë probleme ortopedike dhe ngushtësi të muskujve.
Ne duam që fëmijët tanë të rriten të fortë dhe të shëndetshëm, dhe kjo lloj ulje e pengon këtë gjë, prandaj i jepni rëndësi kësaj.