Autoritetet serbe lirojnë Hilmi Kelmendin

Autoritetet serbe kanë liruar Hilmi Kelmendin, i cili është mbajtur në paraburgim që nga e premtja, më 28 tetor. Lirimin e tij, e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë, Bashmir Xhemaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Xhemaj ka bërë të ditur se Kelmendi është liruar dhe se pas përfundimit të disa procedurave të nevojshme, në orët e mbrëmjes pritet të arrijë në Kosovë.

Po këtë javë, autoritetet e drejtësisë në Serbi kanë liruar edhe drejtorin e policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Nehat Thaçi, i cili ishte mbajtur në paraburgim mbi bazën e disa fletë-arresteve që Serbia ende i mbanë në fuqi për qytetarë të caktuar të Kosovës.

Artikulli paraprakPDK dhe LDK përplasen për buxhetin
Artikulli vijuesDaçiq falënderon Rusinë për qasjen ndaj Kosovës