Zyrtari i mbrojtjes civile në Eriha, Abdulkerim Ahras, tha se avionët luftarak rusë kanë sulmuar një treg në qarkun jugor të Idlibit, Eriha, që është nën kontrollën e opozitarëve
IDLIB (AA) – Si pasojë e sulmeve ajrore të avionëve rusë në qarkun Eriha të provincës Idlib që kontrollohet nga opozitarët, kanë humbur jetën 8 persona, ndërsa 28 të tjerë janë plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtari i mbrojtjes civile në Eriha, Abdulkerim Ahras, në deklaratën e tij për gazetarin e AA-së, tha se avionët luftarak rusë kanë sulmuar një treg në qarkun jugor të Idlibit, Eriha, që është nën kontrollën e opozitarëve.