Avokati i pupullit me dëshmi të reja

Instituti i avokatit të popullit dhe avokati Sami Kurteshi sot nënjë konferencë për media kanë bërë publike faktin e gjyqtarit Robert Carolan I cili kishte përjashtuar veten nga pjesëmarrja e rastit të Gjykatës Kushtetuese.
 
Avokati i popullit Sami Kurteshi shpalosi faktet e Robert Carolan ku ky i fundit, kishte përjashtuar veten nga pjesëmarrja në procedurën e rastit që IAP pati ngritur lidhur me vazhdimin e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
 
“ Kjo na është bërë e ditur përmes një letre (dëshmisë), të cilën na e ka përcjellë personalisht gjyqtari Carolan, më 13 shkurt 2015” tha Kurteshi.
 
Në letër, ai konfirmon, në mënyrë kategorike, që nuk ka marrë pjesë në procedurën e rastit.
 
Këtë fakt (përjashtimin e gjyqtarit Carolan), Gjykata Kushtetuese sipas Kurteshit e ka fshehur në Aktvendimin e saj për rastin në fjalë. Avokati I Popullit konsideron se mospjesëmarrja e gjyqtarit Carolan në procedurën e rastit, nuk përbën thjesht çështje procedurale, por konteston në tërësi vlefshmërinë e Aktvendimit të Gjykatës.
 
“Pa pjesëmarrjen e gjyqtarit Carolan, Gjykata nuk kishte kuorumin e duhur prej shtatë gjyqtarëve për të marrë vendim në këtë rast, dhe për këtë arsye, Aktvendimi i Gjykatës për papranueshmërinë e rastit është i pavlefshëm nga ana ligjore” ka deklaruar Kurteshi. Duke marrë parasysh Aktvendimet e Gjykatës, Avokati i Popullit ka dërguar sot tek Gjykata Kushtetuese një kërkesë të re për shfuqizimin e Dekretit të Presidentes Jahjaga për vazhdimin e mandatit të tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
 
Ndër të tjera bashkë me këtë kërkesë, është dërguar tek Gjykata Kushtetuese edhe një kërkesë tjetër, për përjashtimin e Kryetarit Enver Hasani nga pjesëmarrja në procedurën e rastit.kohaislame
Artikulli paraprakPaanshmeria tek American Sniper
Artikulli vijuesGjurmime arkeologjike në afërsi të Lidhjes Shqiptare në Prizren