Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kërkuar nga kryeministri i vendit Ramush Haradinaj, që të japë sqarime rreth krijimit të ministrisë së Zhvillimit Rajonal.
Sipas saj, kjo ministri, krijimin e së cilës e kanë evituar qeveritë e kaluara, ka potencial që të shpie drejt rajonizimit të vendit.
“Çka do që të ndodhë si derivat i kësaj ministrie, përgjegjës është kryeministri Haradinaj”, tha Bajrami, raporton KP.
Ajo gjithashtu ka kërkuar nga Haradinaj që të jetë më përgjegjës ndaj pyetjeve të deputetëve të Kuvendit, dhe të mos largohet nga salla e Kuvendit kur ata parashtrojnë pyetje parlamentare.
“Kryeministri nuk është hera e parë që nuk qëndron gjatë pyetjeve. Besoj që duhet të jetë më fleksibil e të qëndrojë dhe t’u japë përgjigje deputeteve”, tha ajo.