Është pranuar kërkesa e Bosnje dhe Hercegovinë për anëtarësim në BE, ku Komisioni Evropian është urdhëruar të përgatisë pyetësorin për BeH-në
Këshilli për Çështje të Përgjithshme të Bashkimit Evropian (BE) ka miratuar kërkesën e Bosnje dhe Hercegovinës (BeH) për anëtarësim dhe ka kërkuar nga Komisioni Evropian (KE) të përgatisë pyetësorin, raporton Anadolu Agency (AA).
Në mbledhjen e sotme të Këshillit që e kryesonte ministri i deleguar i qeverisë së Sllovakisë, Ivan Korçok, është pranuar kërkesa e BeH-së për anëtarësim në BE, ku Komisioni Evropian është urdhëruar të përgatisë pyetësorin për BeH-në.