Berat Buzhala (expressi) vazhdon me ngucë fudbollistin tonë Mërgim Mavraj

Kampioni i kuqezinjve dhe i skuadrës së Këlnit, Mërgim Mavraj, ka rrëfyer të vërtetën e spekulimit të bërë ndaj tij në lidhje me një takim me kardinalin katolik të Këlnit.

Në një intervistë për Panorama Sport, Mavraj rrëfen se e ka takuar kardinalin dhe ka biseduar me të, por thjesht ka qenë një keqintepretim i një tabloidi gjerman.

“Gjithçka ka ndodhur ditën e martë. Pati ardhur një  një kardinal afër fushës stërvitore. Kjo ndodhi pas stërvitjes ku në fakt unë isha me grip, i ftohur. Pashë që ishin grumbulluar shumë njerëz, rreth 30-40 persona së bashku me shokët e skuadrës. I pashë dhe mendova të mos qëndroja jashtë pasi binte shi. Kështu që hyra brenda. Zakonisht ne na  resin shumë njerëz jashtë fushës, pas stërvitjes për të marrë autografe e për të bërë foto… Kështu unë ika nga grupi pa e ditur fare kush ishte aty. Pastaj kur hyra brenda erdhën dhe shokët e tjerë të ekipit e më thanë të dilja jashtë pasi ka ardhur kardinali dhe ka dëshirë të të përshëndesë edhe ty. Unë dola jashtë e takova, njëkohësisht kërkova falje, duke i thënë se ‘nuk e dija që ishit ju sepse nuk do të isha larguar’.

Kështu, gazetarët kanë bërë një shkrim të vogël pasi kanë dashur të provokojnë pakëz, por të nesërmen e sqaruan këtë pjesë kur kardinali thotë që ‘e kam takuar Mavrajn dhe kemi biseduar”.

Nuk jam befasuar fare që gazeta Express ka botuar një lajm të tillë, pasi kam një eksperiencë me ta siç ishte edhe për varrimin e babait tim dhe që mundohen ta ulin pak imazhin fetar. Shpresoj që edhe ata njerëz të kenë pak frikë nga Zoti, që të dinë të respektojnë fenë e tjetrit”, thekson Mavraj. /tesheshi.com/

Artikulli paraprakI nderuari kryetarë i BFI-së, Arabët dhe Turqit po bashkohen e ne?!
Artikulli vijuesEdhe 4.396 vërtetime për migrantët që futen në Maqedoni