Blerim Shala: Perandoria Osmane nuk e kishte penguar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë

Në rrjetet sociale po qarkullon një video në të cilën publicisti Blerim Shala thotë se Perandoria Osmane nuk e kishte penguar shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë.
 
Ai ka thënë se nëse i kthehemi historisë, 100 vite të ekzistimit të shtetit shqiptar janë 100 vite të konfliktit të vazhdueshëm shqiptaro-serb.
 
“Pavarësia e Shqipërisë fillimisht ka filluar si pavarësi nga Perandoria Osmane. Nëse i shihni dokumentet të cilat kanë dalë tash në shesh, kërkesa për pavarësi të Shqipërisë ka përfunduar si kërkesë imediate e Ismail Qemalit për të shpëtuar nga Serbia, dhe jo nga Perandoria Osmane. Perandoria Osmane për më shumë e ka lejuar që të shpallet pavarësia, sipas dokumentacionit të fundit. Ky fakt gjithmonë e ka paracaktuar fatin e shtetit shqiptar, shumë më tepër sesa raportet greko-shqiptare, sepse ne zakonisht i balancojmë këto. Në 1912-tën, kur është shpallur pavarësia e Shqipërisë, Serbia i ka kontrolluar rreth 70 për qind të territoreve etnike shqiptare. Nikolla Pashiqi në dokumentet interne ka thënë se Shqipëria nuk duhet që të ekzistojë fare si shtet. Austro-Hungaria ka kërkuar diku 42 mijë kilometra katrorë, për shqiptarët (shtetin e tyre), ndërsa kemi përfunduar në 28 mijë kilometra katrorë: ka kërkuar Prishtinën, këta kufijtë e sotëm të Kosovës. Në fund ka thënë: shikoni, ka mbetur Peja, Gjakova, ne s’mund të nxjerrim më shumë për ju. Ky konflikt (shqiptaro-serb) sot ka mbërri në fundin e tij, sepse sot Serbia kontrollon veriun e Kosovës e edhe Luginën e Preshevës, asgjë më tepër. Kjo nuk do të thotë se nuk kemi telashe ende, por mendoj se duhet të përmbyllet kjo çështje”, ka deklaruar Shala.

“>

 
Artikulli paraprakAudi A8 (D5) i ri për 2016/2017 [foto]
Artikulli vijuesShokohet futbolli rus, rrahje masive në stadium (FOTO-VIDEO)