Nevas ibën Sem’an Elensarij, radiall-llahu anhu, thotë: e pyeta Pejgamberin, sal-lallahu alejhi ve sel-lem, për mirësinë dhe mëkatin dhe më tha: “bamirësi është morali i lartë kurse mëkat është ajo që të brenë në zemër dhe urren që ta shohin njerëzit.” (Transmeton Muslimi)
Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “Pasha njeriun dhe Atë që e përsosi atë. Pastaj ia tregoi
Atij çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë për të.” (Shems – 7,8)
Poashtu thotë: “A nuk i bëmë Ne për të dy sy? Dhe një gjuhë dhe dy buzë? Dhe ia treguam atij dy rrugët (të drejtën dhe të gabuarën)? (Beled – 8,9,10)
Dijetarët thonë: “bamirësia” ka kuptim të gjërë, ajo ka kuptimin e: lidhjes farefisnore, butësisë, shoqërinë e sinqertë, sjelljes të mirë, rrespektit, të gjitha këto cilësi janë përmbledhje e normave të moralit të lartë. (Elminhaxh sherh sahihil Muslim ibën Haxhaxh – 4/1980)
Nga hadithi i lartëpërmendur bëhet e qartë se burimi i moralit të lartë është natyrshmëria e pastër e njeriut. Kur’ani famëlartë sqaron faktin se shpirti i njeriut është depo i një sistemi ligjor moral që është rregulluar qëprej krijimit të ndjenjës për tëmirën dhe të keqen, siç thotë Allahu:“Pasha njeriun dhe Atë që e përsosi atë.
Pastaj ia tregoi Atij çfarë është e gabuar dhe çfarë është e drejtë për të.” (Shems – 7,8) Njeriu është udhëzuar që të dallojë moralin (nderin) nga amorali (panderësinë) nëpërmjet shikimit (dijes) të çiltër që e posedon, Allahu, subhanehu ve teala, thotë: “A nuk i bëmë Ne për të dy sy? Dhe një gjuhë dhe dy buzë? Dhe iatreguam atij dy rrugët (të drejtën dhe të ga-buarën)? (Beled – 8,9,10), poashtu në një ajet tjetër kur’anor thotë: “Ne e udhëzuam atë në rrugë të drejtë e ai do të jetë mirënjohës ose përbuzës.” (Insan – 3)
Pra njeriu posedon ndjenjë të brendshme me të cilën dallon të mirën prej të keqes. Allahu [subhanehu ve teala] thotë: “Njeriu është dëshmitar i vetëvetes. Edhe pse ai i paraqet arsyetimet e veta.” (Kijame – 14,15)
Megjithëkëtë, shohim se këtë dritë të mbjellur në shpirtin e njeriut e shuajnë zakonet sho-qërore të trashëguara prej gjenerate në gjeneratë ashtu siç e shuan rrethi shoqëror. Pejgam-beri [sal-lallahu alejhi ve sel-lem] duke transmetuar nga Allahu, subhanehu ve teala, thotë:
“Unë i krijova robërit e mi të gjithë në fe të drejtë, mirëpo djajtë u erdhën atyre dhe i larguan nga feja e tyre dhe ua ndaluan atyre atë që Unë ua pata lejuar.” (Transmeton Muslimi).
Pejgamberi, sal-lallahu alejhive sel-lem, thotë: “çdo fëmijë lindet në fenë e pastër, pastaj prindërit e tij e bëjnë hebrej, të krishterë apo adhurues të zjarrit, ashtu sikur kafsha e cila lindë viçin pa të meta, a mund të shihni nëtë ndonjë mangësi?” (Transmeton Buhariu)
Dritën e paraqitur në ndjenjë tëbrendshme te njeriu, për të dalluar të mirën prej të keqes e shuajnë edhe intereset personale dhe epshet. Mirëpo, edhe nëse nuk janë prezente të gjitha këto pengesa të natyrshmërisë së pastër përsëri ajo mbetet e mangët në aspektin moral nëse mbështetemi vetëm në të. Për këtë shkak urtësia e Allahut, subhanehu ve teala, ishte që ta plotësojë këtë dritë me shpallje hyjnore: “Dritë përmbi dritë” (Nur – 35)
Ahmed Muadh Hakki
Libri – 40 hadithe mbi moralin