Çantat e stërngarkuara po sjellin deformime kurrizore te nxënësit

Deputeti Bekim Haxhiu të enjten në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës adresoi shqetësimin e tij dhe të shumë prindërve për çantat shkollore të stërngarkuara me libra, që po iu krijojnë nxënësve deformime të shtyllës kurrizore.

Ai tha se sipas standardeve të përcaktuara nga Organizata Botërore e Shëndetit, ngarkesa fizike tek fëmijët nuk guxon të kalojë 10 përqindëshin e peshës trupore të fëmijëve.

“Dua të potencoj shqetësimi tim dhe shumë prindërve e që ka të bëj me rritjen e peshës se çantave të fëmijëve tanë, e cila nga viti në vit po mbingarkohet, po bëhet çdoherë e më e rëndë dhe kjo është një çështje serioze për shëndetin e nxënësve e brengë për prindërit dhe mësimdhënësit. Si pasojë e mbingarkesave të çantave të nxënësve, po krijohen deformime të shtyllës kurrizore tek fëmijët, i njohur si problem shëndetësor i skoliozes idopatike”, tha Haxhiu.

Ai bëri të ditur se devijimi i shtyllës kurrizore përbën një problem shëndetësor shqetësues për nxënësit, pasi, sipas disa hulumtimeve te kryera në shkolla është konstatuar se rreth 40% e nxënësve kanë disbalancë muskulore për shkak të qëndrimit – postures së keqe, kanë devijime të shtyllës kurrizore , që paraqet një problem shqetësues për shëndetin e fëmijëve tanë.

Sipas tij, është e padiskutueshme që pesha e çantave duhet të revidohet, të jetë më e lehtë, Ministria e Arsimit duhet të mendoj për një plan program të ri dhe bashkëkohor, një planifikim profesional edukativ duke iu mundësuar nxënësve që një pjesë të librave të mos e bartin në shtëpi, por ta lënë në raftet e klasave, duke e harmonizuar orarin nga mësimdhënësit.kohaislame

Artikulli paraprakVIDEO Gjatë luftës në Kosovë – Momente që i kemi harruar shumë shpejtë!!
Artikulli vijuesShërbimi civil i politizuar dhe joprofesional