CIA gjen një nëndetëse me të cilën Pablo Escobar transportonte kokainën

1 Min Read

Dy ish-agjentët e CIA-s, Doug Laux dhe Ben Smith kanë gjetur pranë ujrave të Kolumbisë, njërën nga nëndetëset legjendare që Pablo Escobar e ka përdorur për të transportuar kokainën në SHBA.

Nëndetëset ndaleshin në Miami duke kaluar në Puerto Rico.

Operacioni është xhiruar nga Discovery Uk, që po përgatit një emision për ish-agjentët që kanë luftuar kartelin e Medelin-it.

Nëndetësja mund të transportonte një mall që kishte vlerën e 50 miliardë dollarëve.

Laux e Smith janë sinjalizuar nga një vendas që ka bashkëpunuar për të treguar lëvizjen e mjetit. Megjithatë, në nëndetëse nuk është gjetur asnjë mall me vlerë apo gjurmë e Escobarit.

Pablo Escobar, kreu i kartelit të Medelin-it, i cili u vra më 2 dhjetor 1993, përdori nëndetëset për t’i shpëtuar kontrolleve të DEA-s. /tesheshi

TAGGED:
Share This Article