Debuton partia e re në Gjakovë

Sot në Asamblenë Komunale në Gjakovë u formua grupi më i madh i Asamblistëve në mbështetje të Alternativës së re politike.

Gjashtë asamblistë nga AKR dhe dy asamblistë nga koalicioni AAK – LDD u rreshtuan në mbështetje të Alternativës së re pjesën e së cilës është kryetarja e Komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila.

Asamblistët nga AKR që u rreshtuan pranë kryetares janë: Hasan Krasniqi, Mahmud Lila, Sevdije Haxhibeqiri, Vjollca Roka, Jeton Vorfi dhe RinaDomi. Gjithashtu, nga radhët e koalicionit AAK – LDD u rreshtuan pranë Kryetares, Mirdita Ademaj dhe z. Xhevat Zenelaj.

Me këtë hap bëhet nisja e parë institucionale e Alternativës së re politike bëhet nga Asambleja e Gjakovës.

Kjo iniciativë do të vazhdojë edhe nëpër Komunat tjera edhe në ditët vijim.

Artikulli paraprakDeklarata e Erdogan se Mosuli është Turqi nënkupton…
Artikulli vijuesMik në cilin shekull po jetojmë ? Që ti çdo ditë pesë herë në ditë po përkulesh