Dell: Keni ende punë për tu bërë tolerant

Megjithqë përfundimi i mbikëqyrjes së pavarësisë do të jetë një ngjarje tepër e rëndësishme, kjo nuk do të thotë që Kosova do ta kryejë punën në integrimin e plotë dhe në mbrojtjen e pakicave të saj.

Kështu tha sot ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, Kristofer Dell, në konferencën vjetore të Rrjetit Strategjik Aksional Kosova, që u mbajt në komunën e Graqanicës.

Dell tha se “ne çdo ditë shohim se ende ka shumë punë për të bërë në ndërtimin e një Kosove tolerante shumë-etnike dhe demokratike”.

“Të gjitha institucionet në Kosovë duhet të shprehin qartë përkushtimin e tyre të përbashkët ndaj bashkësive pakicë dhe të tregojnë se Kosova është me të vërtetë e të gjithëve, njerëzve të ndryshëm që jetojnë këtu”, tha Dell.

Dell ka kritikuar institucionet e Kosovë, duke thënë se nuk kanë bërë mjaft për respektimin dhe promovimin e plotë të të drejtave dhe interesave të bashkësive pakicë.

“Ligji për gjuhë i Kosovës është njëri nga më përparimtarët në Evropë, por ai nuk zbatohet në masë të mjaftueshme”, deklaroi Dell.

Ambasadori amerikan ka folur edhe për miratimin e ligjeve për Qendrën Historike të Prizrenit dhe për Hoqën e Madhe. Ai për këto ligje tha se “janë ligje të mira për terë Kosovën.

“Për fat të keq, debati për këto ligje, që u zhvillua në Kuvend, tregon që Kosova ende duhet të punojë në forcimin e themeleve të një shoqërie tolerante dhe shumë-etnike”, tu shpreh Dell./kohaislame/

Artikulli paraprakPërfundoj takimi për hartimin e programeve arsimore në shtetet islame në rajonin perëndimor arab.
Artikulli vijuesWindows 8 me tri versione