Dhimbja e veshit dhe përdorimi i antibiotikëve

Nëse fëmija juaj ka dhimbje të veshit, trajtimi me pika qetësuese të dhimbjes mund të funksionojë po aq shpejt sa edhe antibiotikët.

Specialistët amerikanë të veshit, hundës dhe fytit (otorinolaringologë) thonë se te shumica e infeksioneve të veshit antibiotikët nuk janë të nevojshëm. Madje, një studimi i tyre ka treguar se pikat e veshit kanë bërë më shumë efekt se antibiotikët oralë.

Por, sipas tyre, kjo nuk do të thotë se ata mund ta shërojnë infeksionin. Pikat e veshit shpesh maskojnë vetëm simptomat dhe e bëjnë fëmijën e të ndjehet më mirë, derisa infeksioni largohet vetë.

Rreth 80 për qind të të gjitha infeksioneve të veshit largohen vetvetiu, pa ndonjë ilaç, edhe pse pikat qetësuese të dhimbjes mund të ndihmojnë në lehtësimin e simptomave.

Si të veproni?

Kurrë mos u ngutni të shkoni te mjeku për të marrë barna të përshkruara për të cilat fëmijët mund të mos kenë nevojë.

Megjithatë, antibiotikët mund të jenë të patjetërsueshme në disa raste dhe duke mos i trajtuar infeksionet si duhet, mund të shfaqen komplikime serioze.

Nëse fëmija ka temperaturë, mbi 37 gradë Celsius, irritim dhe vështirësi për të fjetur, ju duhet të shkoni te mjeku për ta vlerësuar gjendjen. Mjeku zakonisht do të shikojë nëse veshi është i ënjtur dhe nëse rrjedh lëng ose qelb.

Nëse ka vetëm mbledhje të lëngjeve, mund të trajtohen vetëm simptomat dhe fëmija të vizitojë edhe një herë mjekun pas 24 ose 48 orësh. Por, kur ka ënjtje dhe mjeku vëren se timpani i veshit duket i infektuar, nuk ka nevojë për pritje për të përshkruar antibiotikë. /Mjeku.net/kohaislame

Artikulli paraprakLojërat të cilat nxisin zhvillimin fizik
Artikulli vijuesSiri – 72 të vdekur në sulmet e fundit të ushtrisë së Asadit