Një njeri i tha Hasen el-Basriut (Allahu e mëshiroftë!):
“Disa njerëz ulen rreth teje jo për të mësuar, por që të regjistrojnë gabimet e tua!”
Ai tha: “E kam nxitur shpirtin tim që të synojë Xhenetin, dhe ai atë synoi. Pastaj e nxita shpirtin tim që të synojë të shpëtojë nga Zjarri i Xhehenemit, dhe ai atë synoi.
Pastaj e nxita shpirtin tim që të synojë të shpëtojë nga njerëzit, por ai nuk arriti dot.
Vërtet, njerëzit tregojnë pakënaqësi ndaj Krijuesit të tyre, ndonëse është Ai që i furnizon natën dhe ditën, e si mund të jenë të kënaqur me krijesat e tjera që janë njësoj si ata?!”
Udha e Besimtarëve