Në të gjithë botën, 8 Marsi njihet si Dita e Gruas. Madje në shtete të ndryshme kjo ditë festohet si festë kombëtare. 8 Marsi shërben jo vetëm për bashkimin e grave pa dallim feje, race, kulture, gjuhe dhe prejardhje, por edhe për të kujtuar përpjekjet për barazi, paqe, drejtësi dhe ndërtim në gati nëntë dekada.
Në përputhje me deklaratën e Partisë Socialiste së Amerikës, dita e parë Nacionale e Gruas, u festua në SHBA më 28 shkurt 1909. Deri në vitin 1913 kjo ditë vazhdoi të festohej të dielën e fundit të shkurtit.
Në mbledhjen Socialiste Ndërkombëtare në Kopenhagën më 1910, u vendos që “Dita e Gruas” të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e tyre dhe për ti mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Në këtë konferencë morën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tre gratë e para të cilat u zgjodhën si pjesëtare në parlamentin e Finlandës.
Si rrjedhojë e vendimit të marrë në Kopenhagën, një vit më pas, në 1911 Dita e Gruas u vendos të festohej për herë të parë në 19 mars, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër, ku miliona burra dhe gra morën pjesë në organizimet kushtuar kësaj dite.
Gratë kërkonin të drejtën e votimit, të qeverisjes, të punës, të edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit në punë.
Vetëm pak ditë pas këtij vendimi, në 25 mars, një zjarr tragjik në NY vrau mbi 140 vajza gjatë orarit të punës. Kjo ngjarje pati një rëndësi të madhe në vendosjen e ligjeve të reja në lidhje me kushtet e punës.
Në 1913 gratë ruse festuan Ditën e Gruas, të dielën e fundit të muajit shkurt si pjesë e manifestimeve për paqe. Ndërsa në pjesë të tjera të Evropës në 1914 kjo ditë filloi të festohej në 8 Mars, shoqëruar me mbledhje dhe manifestime kundër Luftës së Parë Botërore.
Si rrjedhojë e humbjes së mbi 2 milionë ushtarëve rusë gjatë Luftës së Parë Botërore, gratë ruse të dielën e fundit të shkurtit të 1917’ës, u bashkuan në greva urie kushtuar “Bukës dhe Paqes”. Katër ditë pas fillimit të këtyre grevave, Cari u detyrua të jepte dorëheqjen dhe qeveria e përkohs hme iu dha grave në Rusi të drejtën e votës. Kjo ngjarje ndodhi në 23 shkurt me kalendarin Julian, i cili përdorej në atë kohë në Rusi. Sipas kalendarit Gregorian i cili përdorej kudo në botë, kjo date bie më 8 Mars.
Që prej asaj kohe Dita Ndërkombëtare e Gruas mori dimensione të tjera, dhe filloi të festohej në mbarë Botën. Në këtë dite reflektohet mbi kurajën dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.
Më 8 Mars të vitit 1910 në SHBA Kanada e në vende të tjera të botës u bë protesta të mëdha për të drejtat e gruas dhe pikërisht atë ditë të drejtat e gruas dhe të burrit janë të drejta. Për çdo 8 Mars fëmijët në të gjithë botën ju dhurojnë nënave të tyre lule e gjëra të tjera në shenjë dashurie për nënën.
Për herë të parë 8 Marsi në Shqipëri u kremtua në vitin 1942 të shekullit XX në grupe të vogla grash, ndërsa në Kosovë kjo festë e gruas nisi të shënohej pas Luftës së Dytë Botërore.