“Do e bëjmë Veriun hi”: Kur kthehet makthi i luftës bërthamore

Koreja e Jugut ka një plan për të asgjësuar plotësisht Phenianin, kryeqytetin e Koresë së Veriut.

Kështu thuhet në një raportim nga Seuli.

Një burim ushtarak i tha agjencisë Yonhap se ‘kryeqyteti do kthehej në hi nga raketat balistike dhe predhat e fuqishme’.

Yonhap është një agjenci me lidhje të ngushta me qeverinë.

Reagimi i Koresë së Jugut vjen pasi Koreja e Veriut kreu testin e pestë bërthamor.

Ky ishte testi më i madh që ka kryer vendi komunist.

Kjo është hera e parë që Koreja e Jugut flet kaq ashpër.

Një burim zyrtar tha se ata do shënjestrojnë lagjet e Phenianit ku fshihet lidershipi komunist.

“Do i kthejmë në hi dhe do i zhdukim nga harta,” tha ai.

Kohët e fundit ka pasur kritika në rritje ndaj qeverisë së Koresë së Jugut pasi tentativat e tyre për të izoluar Veriun kanë dështuar dhe e kanë përkeqësuar situatën.

Planet për sulm ndaj Veriut janë zbuluar edhe përpara parlamentit.

Por teksa bota po flet kaq shumë këto ditë për testimet bërthamore dhe luftën atomike, këto foto të rralla tregojnë se si ishin testimet bërthamore në SHBA.

Në vitet ’50, në Los Angeles ishte normale që të kishte dy lindje dielli.

SHBA kreu të paktën 928 testime bërthamore rreth 240 milje larg Qytetit të Engjëjve.

Testimet kryheshin vetëm 65 milje larg Las Vegasit.

Mijëra njerëz vërshonin për të parë këto testime.

Njëqind testime ishin atmosferike, duke krijuar re të mëdha në formë kërpudhe.

“Dhe pastaj thonë se përse është përhapur kaq shumë kanceri,” ironizon dikush në rrjetet sociale.

Testimet transmetoheshin live në TV ndonjëherë dhe shpesh ftoheshin edhe të huaj për të parë këto ‘shfaqje’.

Artikulli paraprakAshpërsohen gjobat në Shqipëri, ja sa ju kushton mosvënia e rripit
Artikulli vijuesBIK-u uron Kurban Bajramin: Të jemi më humanë e solidarë, më mëshirues e më tolerantë